Thirrjet telefonike rrisin presionin e gjakut. Po tjetër ? - Business Magazine Albania

Thirrjet telefonike rrisin presionin e gjakut. Po tjetër ?

Thirrjet telefonike rrisin presionin e gjakut dhe rëndojnë zemrën, zbuloi një studim i cili u publikua në European Heart Journal.

Ekspertët krahasuan të dhënat për përdorimin e përditshëm të celularit dhe rastet e reja të presionit të lartë të gjakut në 212,046 njerëz të moshës 37 deri në 73 vjeç.

Ata zbuluan se përdoruesit e telefonave kishin një rrezik me rreth shtatë për qind më të lartë për të zhvilluar këtë gjendje, krahasuar me njerëzit që nuk përdornin rregullisht një celular .

Lexo:Çfarë kanë menduar yjet sot për ju? Para, karrierë dhe ambicie!

Njerëzit që bisedonin për 30 minuta ose më shumë në javë kishin një rrezik rreth 12 për qind më të lartë se ata që përdornin telefona, por shpenzonin më pak kohë në telefonata.

Më shumë se gjashtë orë në javë rrisin rrezikun e presionit të gjakut me 25 për qind.

Rreth një në katër të rritur në Mbretërinë e Bashkuar tashmë ka presion të lartë të gjakut dhe përballen me një rrezik më të lartë të sulmit në zemër dhe goditje në tru .

Prof Xianhui Qin me bazë në Kinë tha se valët e radios të emetuara nga telefonat kanë qenë të lidhura me presionin e lartë të gjakut.

Ne shpenzojmë pothuajse pesë orë në ditë në pajisjet tona, ku shumica shpenzojnë kohë të gjatë  nga aplikacionet që krijojnë varësi si rrjetet sociale , videot, lojërat etj .thesun

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0