Thirrje për praktikë profesionale në Komitetin Shqiptar të Helsinkit - Business Magazine Albania

Thirrje për praktikë profesionale në Komitetin Shqiptar të Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall thirrjen për dy-tre praktikantë, duke ofruar një mundësi të vlefshme për studentët e Drejtësisë që duan të fitojnë përvojë praktike në monitorimin e sistemit gjyqësor, të drejtave të njeriut dhe institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Detajet e programit të praktikës:

  • Kohëzgjatja: 3 muaj
  • Angazhimi: Fizikisht pranë zyrave të KShH, jo më pak se 4 orë në ditë
  • Pagesa: Praktikë profesionale pa të drejtë pagese

Çfarë do të bëni gjatë praktikës?

-Monitorim në terren për të vlerësuar situatën e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore

-Monitorim online të veprimtarisë së pushtetit gjyqësor, lirisë së medias dhe gjuhës së urrejtjes

-Asistim në përgatitjen e raporteve dhe materialeve kërkimore

-Mbështetje në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të KShH

-Shpërndarje e publikimeve dhe informacioneve te grupet e interesit

-Angazhim në detyra administrative, sipas nevojës

Kush mund të aplikojë?

– Studentë të vitit të tretë në Programin e Integruar “Master i Shkencave në Drejtësi”

-Një nga praktikantët duhet të jetë student i vitit të dytë në Master Shkencor për të Drejtë Penale

-Nota mesatare mbi 8.0

-Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe përdorim të programeve bazë kompjuterike

Ky internship është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe për të kontribuar në një kauzë me rëndësi të madhe shoqërore.

Apliko tani dhe bëhu pjesë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0