Thirrje për ligjërues për konferencën OSCAL 2022 - Business Magazine Albania

Thirrje për ligjërues për konferencën OSCAL 2022

Oscal 2022

Open Source Conference Albania (OSCAL) 2022 do të mbahet këtë vit në datat 18-19 Qershor. Fokusi i konferencës është promovimi i kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi.  

OSCAL mbledh së bashku entuziastë dhe kontribues të projekteve të ndryshme me kod burim të hapur apo të dhënave me akses të lirë dhe fton këdo që është i/e interesuar të bëhet pjesë e eventit. 

Jeni zhvillues aplikacionesh, programues, përkthyes, dokumentues, përdorues, promovues apo prezantues i projekteve të të dhënave të lira dhe kod burim të hapur?  

Atëherë OSCAL ju fton të bëheni pjesë dhe jo vetëm si pjesëmarrës, por dhe të aplikoni si ligjërues në: https://osc.al/cfp 

Ju mund të aplikoni me prezantime dhe punëtori, në varësi të tematikës tuaj. Të gjitha sesionet do të mbahen në anglisht dhe gjithashtu aplikimet duhet të jenëë në anglisht. Ndihuni të lirë të propozoni më shumë se një prezantim në aplikime të ndara. 

Për ide rreth aplikimeve ju ftojmë të shikoni tematikat nga vitet e kaluara: https://wiki.openlabs.cc/faqja/OSCAL_2019/Axhenda  ose videot: https://www.youtube.com/playlist?list=PLlx2k8yz2lkb_6jBdNXSbukNsyW6YTjmF 

Afati i aplikimeve është 30 prill 2022.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0