Thirrje për aplikim për SME-të shqiptare që synojnë zgjerimin në tregjet e huaja - Business Magazine Albania

Thirrje për aplikim për SME-të shqiptare që synojnë zgjerimin në tregjet e huaja


Bashkimi Europian (BE) dhe Agjencia Europiane e SME-ve (EASME) fton SME-të të cilat synojnë të zgjerohen dhe të bëhen pjesë e pesë tregjeve të synuara: SHBA, Kanada, Indi, Kili dhe Kamerun, të aplikojnë në thirrjen e hapur për projektin Ready2Go.  

SME-të të cilat mund të aplikojnë duhet ti përkasin sektorëve të: Agro-ushqimit, Bioteknologjisë, Artizanatit, ICT, Fasonë, Përpunimit të Drurit dhe Mobilerisë, Industrisë Kreative, Energjisë së Rinovueshme, Shërbimeve, Mjedisit etj.

SME-të e përzgjedhura do të kenë mundësi të bëhen pjesë e:

  • Sesioneve të trajnimeve individuale, të cilat zhvillohen gjatë periudhës qershor-gusht 2017;
  • Sesioneve të trajnimeve në grup, të cilat do të organizohen në 5 qytete europiane;
  • Takimeve B2B në pesë tregjet e synuara përgjatë periudhës nëntor 2017- korrik 2018

Pjesëmarrja në këto aktivitete është pa pagesë, por bizneset duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre të udhëtimit. Kompanive mund t’i ofrohet një rimbursim i pjesshëm i këtyre shpenzime.

Afati përfundimtar për pranimin e aplikimeve në këtë thirrje është data 17 Mars 2017.

Kompanitë shqiptare të interesuara të aplikojnë në linkun: https://www.b2match.eu/ready2go.

Për çdo paqartësi gjatë aplikimit, mos hezitoni të kontaktoni: info@aida.gov.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0