Think Big - EasyPay mes sfidave dhe vështirësive sjell mundësi të mëdha për pagesat online - Business Magazine Albania

Think Big – EasyPay mes sfidave dhe vështirësive sjell mundësi të mëdha për pagesat online

EasyPay

EASYPAY është ndër top 5 startupet për të cilat BusinessMag Albania ka shkruar më shumë ndër vite. Themeluar në vitin 2010, si aplikacioni i parë i pagesave online, EasyPay tashmë është në një fazë tjetër zhvillimi. Aktualisht përfaqëson një nga kompanitë më në zë të sektorit Fintech dhe pagesave digjitale nëpërmjet celularit në Shqipëri. Targeti i synuar në treg janë ata persona që nuk kanë një llogari bankare, apo kanë pak akses në shërbimet bankare.

Ky pozicionim dhe kjo rritje solide e kompanisë është realizuar nisur nga një moment reflektimi mbi një nevojë që do të vinte në një treg në faza fillestare, siç ishte ai i Mobile Payments në vend.

Vizioni dhe besimi se diçka e tillë që po niste të funksiononte në botë, do të formësohej dhe në shoqërinë tonë, mori jetë dhe u realizua në harkun e këtyre viteve.

Në zyrat e EasyPay, drejtuesit e kompanisë na prezantuam me ekipin dhe departamentet e kompanisë.

EasyPay ka bërë një revolucion në sistemin financiar shqiptar. Një nga sfidat e marketingut që një kompani fintech ka dhe vazhdon të ketë është padyshim edukimi financiar, por me dëshirë dhe këmbëngulje në fund të ditës gjithçka arrihet.

Si të parët në treg, EasyPay ka patur misionit që të edukojë këta persona, që ata të paguajnë në një format alternativ.

Por çfarë ka bërë EasyPay ndër vite? Ata janë përpjekur të jenë kudo nëpër evente të ndryshme ku kanë mundësi të jenë pranë audiencës, të informojnë rreth produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë.

“Përpos pagesave elektronike jemi edhe në tregun e remitancave nëpërmjet partneritetit me Ria Money Transfer, prej 5 vitesh tashmë,” thotë Linda Shomo, themeluese e EasyPay.

Tashmë EasyPay ka mbi 450 pika në të gjithë Shqipërinë.

“Synimi është të arrijmë tregun global, të jemi kudo ku është diaspora shqiptare, ku ata mund të dërgojnë remitancat në Shqipëri përmes Ria Money Transfer,” shprehet Linda.

Në planet afatgjata të tyre janë zgjerimet qoftë në produkte apo shërbime si dhe zgjerimi gjeografik.

“EasyPay është një fast-growing company nuk është më një startup dhe ne na duhet të përballemi me të gjithë mënyrën e të bërit biznes të një korporate,” thotë ajo.

Ndër sfidat që ajo përmend në fillimet e kompanisë ka qenë lidhja me bizneset dhe krijimi i rrjetit të agjentëve.

“E kemi filluar me Digitalb dhe Plus dhe na kanë dhënë shtysën kryesore në fillim, sepse ishin kompani të mëdha në treg. Kemi qenë të parët që kemi shitur më PayPal për diasporën jashtë kartat e digitalb.”

Ndiqni episodin në Youtube!

Ajo që e diferencon EasyPay është se çdo pagesë kryhet në kohë reale.

Për bashkëpunimin me RIA ajo thotë: “Bashkëpunimi me RIA erdhi në mënyrë shumë natyrale, që në fillim kishin liçencën për pagesa dhe transferta, pra mund t’i ofronim të dyja. U fokusuam për pagesat, sepse në atë kohë ishte vërtet një risi që të ofronim pagesa online”.

Tani jemi në kohën e Open-banking, bankat tashmë duhet t’i hapin rrugë institucioneve të tjera financiare në mënyrë që të ofrohen sa më shumë mundësi pagesash dhe çmime më të lira për klientin fundor.

Viti i kaluar qe goxha i vështirë, por mesa thotë dhe Linda kriza e Covid u shërbeu pozitivisht pagesave digjitale.

“Ne e quajmë veten fatlum pasi qëlluam në sektorin e duhur në momentin e duhur, kriza e Covid u shërbeu pagesave digjitale, njerëzit ishin të mbyllur në shtëpi dhe nuk kishin mundësi tjetër përveç se të bënin pagesa online, por sigurisht që kjo kishte sfidat e veta, sepse ne ishim të gjithë duke punuar nga shtëpia dhe nuk ishte e lehtë që vetë si kompani, të arrinim të krijonim brenda pak ditëve një mënyrë pune komplet tjetër.”

Ndërsa për pjesën e burimeve njerëzore ajo theksoi se duhet të rritet sa më shumë cilësia e sektorit akademik, universitetet duhet të jenë shumë më praktikë, shumë më afër biznesit. Të ketë më shumë bashkëpunim mes aktorëve të tregut.

Ndërkohë që e ardhmja duket premtuese dhe me hyrjen në fuqi të rregullave të reja të ligjit të ri të pagesave, 2022 do të jetë një vit me ndryshime të mëdha.

Për të parë më tepër, ndiqni episodin e 6-t të Think Big, në llogarinë e Youtube të Business Magazine.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0