Think Big - AADF dhe vizioni për të rinjtë dhe të ardhmen! - Business Magazine Albania

Think Big – AADF dhe vizioni për të rinjtë dhe të ardhmen!

Në episodin e gjashtë të Think Big, Business Magazine  solli  një bisedë të frymëzuese me katër figura kyçe të inovacionit dhe zhvillimit në rajon, ku në qendër ishte transformimi i Piramidës së Tiranës në një qendër të re kreative dhe teknologjike, nën kujdesin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Pas atij episodi që tregoi sesi një simbol i historisë së kryeqytetit po kthehet në motor të së ardhmes digjitale, Think Big rikthehet me pjesën e dytë, një intervistë ekskluzive me drejtuesit ekzekutivë të AADF, Aleksander Sarapuli dhe Martin Mata, si edhe me Sokol Ymerin, menaxherin kryesor të projekteve që njohëm në pjesën e kaluar.

Në këtë episod, të tre flasin për mënyrën se si AADF po ndërton themelet e një ekosistemi të qëndrueshëm inovacioni në Shqipëri, duke bashkuar edukimin, sipërmarrjen dhe teknologjinë. Ata ndajnë vizionin e tyre për ndikimin që pritet të ketë Piramida, si një hapësirë e hapur për të rinjtë, startup-et dhe profesionistët që kërkojnë të zhvillojnë ide me potencial përtej kufinjëve shqiptarë.

Lexo edhe: Think Big – Piramida, qendra e inovacionit në Shqipëri!

Sipas tyre, transformimi i Piramidës nuk është vetëm një projekt urbanistik, por një nismë që vendos Tiranën në hartën e qyteteve inovative të rajonit. Qëllimi është të krijohet një zinxhir bashkëpunimi midis institucioneve publike, sektorit privat dhe të rinjve që kanë ambicie për të ndërtuar produkte dhe shërbime me vlerë globale.

Në intervistë, Sarapuli dhe Mata flasin për filozofinë e AADF që prej themelimit të tij: të investojë në kapacitetet njerëzore dhe arsimin cilësor, si mënyra më e qëndrueshme për të forcuar ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Ndërkohë, Ymeri zbulon më shumë mbi projektet e ardhshme që do të shoqërojnë hapjen e plotë të qendrës, përfshirë laboratorët e inovacionit, programet e mentorimit dhe bashkëpunimet me startup-e ndërkombëtare.

Ndiqni Episodin 7 të “Think Big” sot në orën 20:15 në kanalet zyrtare të BusinessMag Albania në YouTube, LinkedIn dhe Facebook.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0