Think Big - Piramida, qendra e inovacionit në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Think Big – Piramida, qendra e inovacionit në Shqipëri!

Si AADF po rivendos “Piramidën” si epiqendër të sipërmarrjes dhe teknologjisë shqiptare

Të enjten në orën 20:15, do të transmetohet një episod special i Think Big, që premton të bëjë dritë mbi një nga projektet më ambicioze urbane dhe inovative në Shqipëri: transformimin e Piramidës së Tiranës në një qendër kreative dhe teknologjike. Episodi do të transmetohet live në platformën e BusinessMag, dhe në rrjetet tona YouTube, Facebook dhe LinkedIn.

Lexo edhe: “Think Big” me Diego Pisa, CEO TP Albania – Talenti shqiptar, kultura “people first” dhe e ardhmja përtej “call center”-it

Në fokus: projektet që janë vendosur në “piramidën e suportuar” nga AADF, të cilat po rriten, po lidhen dhe po kontribuojnë në formimin e një ekosistemi të qëndrueshëm inovacioni. Për të udhëhequr këtë udhëtim, ekipi i Think Big ka intervistuar katër figura kyçe që e njohin mirë realitetin e inovacionit dhe sipërmarrësisë në Shqipëri  dhe që janë vetë aktorë aktivë në këtë histori:

  • Shqipe Berisha, Drejtoreshë ekzekutive e Piramida Tirana dhe menaxhere e TUMO — me fokus tek edukimi kreativ dhe teknologjik për brezin e ri.
  • Donjeta Sahatçiu, Drejtoreshë e Kampusit  42  Tirana— një akademi që formon programues dhe profesionistë digjitalë me qëllim të transformimit të tregut vendas.
  • Uranik Begu, Drejtor i Plug & Play për Evropën Qendrore dhe Lindore — një rrjet global që lidh startup-et shqiptare me mundësi ndërkombëtare dhe investitorë.
  • Esmeralda Byberi, CEO  e Innovation Hub — që punon për të çliruar potencialin inovator të vendit dhe për të krijuar mundësi suportuese për startupet.

Gjatë episodit, ata do të ndajnë rrëfime nga projekti, sfidat që kanë kaluar, momentet kur kanë pasur dyshime dhe ato kur kanë ndjerë se po krijonin diçka me ndikim. Do të flasim për bashkëpunime publike-privat, për “fail fast, learn fast”, dhe për vizionet që tashmë po bëhen realitet.

Ju ftojmë të ndiqni episodin live nesër në 20:15 në BusinessMag, YouTube, Facebook dhe LinkedIn. 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0