Thëniet motivuese për një reflektim më të mirë në fundjavë - Business Magazine Albania

Thëniet motivuese për një reflektim më të mirë në fundjavë

Thëniet motivuese

Motivimin e kërkoni në fillim të javës, por shpesh ai vlen edhe në fund të javës. Nëse një gjë nuk shkoi mirë këtë javë, nëse ju duk se u sfiduat në punë, në shoqëri, kujtoni se njerëzit më të suksesshëm janë ata që nuk heqin dorë. Janë ata që me motivim, kanë  nisur ditën djetër deri sa kanë arritur të bëjnë emër dhe të mbeten në histori. Më poshtë ju sjellim disa thënie motivuese të personazheve të njohur.

“Kur e gjithë bota është e heshtur, edhe një zë bëhet i fuqishëm.” -Malala Yousafzai

“Mos u lut për një jetë të lehtë, lutuni për forcën për të duruar vështirësitë.” -Bruce Lee

“Njerëzit që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që bëjnë ndryshimin.” – Steve Jobs

“Keni armiq? Shumë mirë. Kjo do të thotë që ju keni bërë diçka, dikur në jetën tuaj.” -Ëinston S. Churchill

“Mbi të gjitha, jini heroina e jetës tuaj, jo viktima.” -Nora Ephron

“Bëni atë që duhet të bëni derisa të bëni atë që dëshironi.” -Oprah Ëinfrey

“Vetëm ata që janë të gatshëm të rrezikojnë të shkojnë shumë larg mund të zbulojnë se sa larg mund të shkojnë.” -T.S. Elliot

 “Të gjithë duhet të fillojmë të jetojmë përpara se të plakemi. Frika është humbje kohe. Kështu janë dhe keqardhjet.” -Marilyn Monroe

 “Është vendi juaj në këtë botë; është jeta juaj. Shkoni dhe bëni gjithçka që mundeni me të, duke bërë atë jetë që dëshironi të jetoni.” – Mae Jemison

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0