Themeluesja e këtij Startup-i kaloi menjëherë nga miliardere në trokë - Business Magazine Albania

Themeluesja e këtij Startup-i kaloi menjëherë nga miliardere në trokë


Elizabeth Holmes e cila thuhet të ketë patur një buxhet prej 4.5 miliardë dollarë para një viti, tani ajo ka mbetur trokë si pjesa tjetër, kjo sipas një llogaritjeje të bërë nga revista Forbes.

Raporti, i cili tregonte se Holmes ishte një nga sipërmarrëset e reja më të pasura në vend dhe gruaja amerikane më e pasur e bërë-vet para një viti, ka kaluar menjëherë në fund të kësaj renditjeje.

“Vlerësimi ynë për pasurinë e Holmes’ bazohet tërësisht në 50% të aksioneve të saj në Theranos,” shkruhet në revistë. Në fillimet e tij, Startup-i i testimit të gjakut u vlerësua me 9 miliardë dollarë në raundin e fundit të fondeve të investitorëve. Që atëherë, janë ngritur shumë pyetje në lidhje me besueshmërinë e paisjeve të testimit të gjakut që ajo kishte në pronësi dhe kompania është marr në pyetje nga rregullatorët federalë dhe është shqyrtuar si një hetim penal për të përcaktuar nëse Holmes dhe kompania e saj kanë mashtruar investitorët.

Forbes tha se faktori tjetër në rivlerësimin e pasurisë së Holmes është bazuar në një vlerësim të ri të të ardhurave të kompanisë në vetëm 100 milionë dollarë.

Theranos, të cilin Holmes e themeloi në vitin 2003 pasi braktisi Stranfordin, hyri në treg me shumë vrull, duke premtuar revoluzionarizimin e testeve diagnostikuese me makineri të reja të cilave iu duhej vetëm një pikë gjaku nga një shpim me gjilpërë ndryshe nga kampionët e gjakut që i nevojiten një laburanti.

/Time.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0