Një mënyrë e re komunikimi po prezantohet nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka lançuar aplikacionin zyrtar The White House për përdoruesit e Android dhe iOS. Platforma synon të sjellë informacion të drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetës nga administrata amerikane te publiku.
Lexo gjithashtu: Modeli i ri i Inteligjencës Artificiale nga Meta parashikon si reagon truri ynë ndaj imazheve, tingujve dhe gjuhës
Përmes aplikacionit, përdoruesit mund të ndjekin lajmet më të fundit, njoftimet zyrtare dhe transmetimet live të konferencave apo fjalimeve, duke marrë njoftime në kohë reale për çdo zhvillim të rëndësishëm. Sipas njoftimit, përmbajtja ofrohet “direkt nga burimi”, duke shmangur filtrimin nga palë të treta.
Një nga elementët kryesorë të platformës është ndërveprimi. Përdoruesit kanë mundësi të shprehin mendimet e tyre, të reagojnë ndaj vendimeve apo deklaratave dhe të komunikojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë me administratën.
Lançimi i aplikacionit vjen në një moment kur presidenti Donald Trump është sërish në fokus të vëmendjes ndërkombëtare, veçanërisht për qëndrimet e tij ndaj Iran. Në deklarata të fundit dhe në një intervistë për Financial Times, ai ka kombinuar tone të forta me optimizëm për një marrëveshje të mundshme paqeje.
Ky aplikacion konsiderohet si një hap i ri në përdorimin e teknologjisë nga institucionet, duke synuar të krijojë një lidhje më të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe vendimmarrjes politike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto