The Serif dhe The Frame – ikona të kombinimit të teknologjisë dhe artit

The Serif dhe The Frame – ikona të kombinimit të teknologjisë dhe artit

Samsung

Samsung Electronics lançoi në Shqipëri modelet e reja nga linja e tij lifestyle TV 2020 The Serif dhe The Frame. Këto modele karakterizohen nga një dizajn i sofistikuar, i cili përshtatet në çdo ambjent, por edhe nga teknologjia e njohur Quantum Dot, rezolucioni i lartë dhe funksionet e përparuara bazuar në inteligjencën artificiale që rrisin çdo imazh në cilësinë 4K.

The Serif – i bukur pa kushte

Modeli Serif dallohet për estetikën e tij, e cila mori çmimin iF për dizajn inovator të këtij viti, një nga çmimet më prestigjioze në këtë fushë në nivelin ndërkombëtar. Krijuar nga stilistët e famshëm francezë, vëllezërit Burula, The Serif duket i përsosur nga çdo kënd, kështu që mund të zhvendoset nëpër dhomë nëse është e nevojshme. Karakterizohet gjithashtu nga një stendë metalike e shkëputur në mënyrë që përdoruesi të mund të zgjedhë nëse televizori do të vendoset në një raft, mbi nje mobilje ose në mur.

Nga dizajni i tij ikonik dhe i lëvizshëm deri tek imazhi i tij i shkëlqyer QLED, The Serif është një “orendi” me vlerë për ambjentet e shtëpisë, që jo vetëm që ripërcakton mënyrën se si shikojmë televizor — por edhe mënyrën se si televizori përshtatet në jetën tonë.

Samsung ka shtuar opsionet e lidhjes NFC dhe AirPlay2 në këtë model në mënyrë që përdoruesit të dëgjojnë muzikë nga telefonat e tyre në televizorin e tyre, pa iu nevojitur kabllo. Për të shijuar tingullin e fuqishëm në televizorin The Serif, gjithçka që duhet të bëni është të aktivizoni aplikacionin NFC në smartphone tuaj dhe ta vendosni pranë televizorit, dhe pajisjet do të lidhen wireless vetë.

Për më tepër, opsioni AirPlay2 lejon çiftim të lehtë me pajisjet Apple, duke përdorur veçori të përshtatshme, siç është pasqyrimi i ekranit.

Samsung

The Frame – televizor kur është i ndezur, art kur është i fikur

The Frame, i sjellë në jetë nga cilësia e figurës me rezolucion të lartë të QLED, është më shumë sesa thjesht një televizor, por një kanavacë që pasqyron stilin tuaj dhe atë, që preferoni. I bukur dhe frymëzues, ai përfaqëson mundësinë për të ndryshuar hapësirën tuaj sa herë që ju ndryshon humori.

Kjo pajisje e kthen çdo shtëpi në një galeri, falë dizajnit elegant, kornizës me ngjyra të përzgjedhjes tuaj dhe një modaliteti të veçantë që ju lejon të shfaqni vepra arti nga dyqani unik i Samsung kur televizori është i fikur. Për të mbajtur çdo shtëpi të rregullt dhe pa kabllo të shumëfishta, The Frame përmban vetëm një lidhje të hollë wireless që lidh njëkohësisht të gjitha pajisjet me televizorin përmes një pajisje One Connect Box.

Samsung

Të dy modelet vijnë me teknologji Quantum Dot AI Upscaling që siguron 100% vizibilitet të ngjyrave me më shumë se një miliard tonalitete, për një imazh realist të përsosur dhe kontraste të jashtëzakonshme. Gjithashtu, inteligjenca artificiale përmirëson dhe rregullon cilësinë e figurës së shfaqur në cilësinë 4K, pavarësisht rezolucionit aktual ose burimit nga i cili luhet përmbajtja.

The Serif gjithashtu mund të zbulojë një ndryshim në sasinë e dritës në dhomë dhe të rregullojë ndriçimin optimal, falë funksionit Adjustable Picture, duke e bërë shikimin e televizorit më të këndshëm për syrin.

 

Në Shqipëri, The Serif do të jetë në dispozicion në madhësi nga 43, 49 dhe 55 inç, dhe çmimi i rekomanduar fillon nga ALL 139,800, ndërsa The Frame do të vijë në dispozicion në 32, 43, 50, 55, 65 dhe 75 inç, duke filluar nga ALL 73,600. Në të gjitha modelet nga 43 inç, AI Upscaling ngre imazhin në rezolucion 4K.

Më shumë informacion mbi televizorët Samsung Lifestyle TV 2020 mund të gjendet në https://www.samsung.com/us/televisions-home-theater/tvs/the-frame/highlights// dhe https://www.samsung.com/us/televisions-home-theater/tvs/the-serif/highlights/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0