"The New Life Proposition", një ide biznesi në dobi të të moshuarëve

“The New Life Proposition”, një ide biznesi në dobi të të moshuarëve


Juria e Startup Live Tirana, vlerësoi me çmimin e tretë projektin “The New Life Proposition“, një zgjidhje alternative për grupmoshën e tretë që ndajnë të njëjtat vështirësi dhe probleme.

BM: Mund të na flisni pak rreth projektit tuaj?

TNLP: Projekti ynë, konsiston në një zgjidhje alternative që ne u japim kryesisht moshës së 3 për të zgjidhur disa prej problemeve të tyre kryesore. Sot që flasim, popullsia e botës po plaket shumë shpejt, sidomos në vendet në zhvillim. Kjo kategori kryesisht jeton vetëm dhe ka probleme ekonomike, probleme të sigurisë dhe probleme të vetmisë. E gjithë kjo nisi nga një histori që kam dëgjuar para 2 vitesh. 4 zonja shqiptare, të katërta jetonin në Tiranë, por secila në shtëpinë e saj. Shoqëruar edhe me problemet që mund të ketë një pensionist në Shqipëri. Pensioni që shpesh nuk del për asgjë. Një ditë ato vendosën të shkonin të jetonin së bashku, dhe jeta e tyre ndryshoi. Përveçse ato kalonin mirë me njëra tjetrën, punët bëheshin më kollaj, të ardhurat ishin më të larta. Kjo, sepse ato i dhanë me qera shtëpitë e tyre dhe nga të ardhurat që merrnin, ato çdo muaj gjithashtu edhe udhëtonin. Dhe e gjithë kjo, është një model biznesi i duhur për të ndryshuar jetën e shumë njerëzve. Kjo shtresë, si në të gjithë botën, është shtresë pak e lënë pas dore. Kështu ne shpresojmë që të bëjmë sa më shumë persona pjesë të kësaj skeme për t’a bërë të qëndrueshme.

BM: Çfarë modeli biznesi keni egzaktësisht?

TNLP: Ne ua sugjerojmë dhe ua ofrojmë si shërbim. Merremi me të gjitha aspektet. Ka dy raste, kur grupi i të moshuarve njihet me njëri tjetrin ose jo. Nëse nuk njihen ne i bëjmë bashkë, në mënyrë që të njohin njëri-tjetrin. Puna jonë më e madhe ka të bëjë me menaxhimin e pronës. Ne e marrim atë dhe e japim me qera. Ne më pas ose mbajmë një përqindje nga transaksioni, ose e marrim ne me qera me një çmim të pranuar, dhe e rijapim me qera. Ne u japim ndihmë juridike, ekonomike, këshillimit, sepse çdo rast është i veçantë. Mund të krijohen situata shumë komplekse të cilat duhen zgjidhur.

BM: Kur mendoni që t’a nisni si projekt?

TNLP: Projekti pritet të vazhdojë në ditët dhe javët në vazhdim. Jemi tashmë në kohën e marrjes së sa më shumë të dhënave nga tregu. E kemi testuar idenë me disa persona dhe ata kanë shprehur interes. Por duam të shohim reagimin më masim të tregut, sidomos nga ata që vinë nga kushte më të vështira.

BM: Si keni menduar t’a marketoni?

TNLP: Marketimi do të bëhet më shumë në terren, sepse mundësitë më të larta janë që t’i gjejmë njerezit në terren, psh aty ku marrin pensionin ose paguajnë faturat, ose në institucionet e shëndetit. Normalisht do të takohemi me t’a për t’i shpjeguar më tepër. Nuk do të ketë diçka dixhitale sepse kjo moshë nuk ka përqasje ndaj mediave dixhitale. Së shpejti do të hedhim edhe prototipin e parë, dhe të shohim se si t’a përmirësojmë atë.

BM: Cili është vizioni i juaj?

TNLP: Vizioni ynë është të krijojmë një impakt sa më të madh tek këta njerëz, dhe t’ia ofrojmë çdo personi që ka nevojën dhe mundësinë.

BM: Nga sa persona përbëhet grupi deri më tani?

TNLP: Deri më tani jemi vetëm 2 persona, Egli Isufaj dhe Matias Mitrollari. Me këtë ide kemi konkuruar edhe tek Yunus Social Business dhe kemi fituar vendin e 1 përpara 1 jave. Jemi të hapur edhe për njerëz të rinj të cilët mund të na kontaktojnë në adresën: thenewlifeproposition@gmail.com.

Ky grup, u shpërblye me një program suporti nga Albanian Innovation Acelerator dhe host + domain nga WebHost.al.

E kështu, mbyllet për herën e 7 StartUp Live Tirana. Interesimi dukshëm në rritje, na jep shpresën se së shpejti, biznese të reja inovative ose jo, do të mund krijojnë një ambjent të ri biznesi në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0