“The Economist”: Shqipëria, vend lider i reformave në Ballkan

“The Economist”: Shqipëria, vend lider i reformave në Ballkan


Revista prestigjoze “The Economist” ka publikuar në numrin e saj të fundit një artikull prej tetë faqesh mbi Shqipërinë, të cilën e cilëson si “vendin që udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit”.

Në artikull përshkruhen disa nga zhvillimet kryesore nga shtatori i vitit 2013, kur qeveria e re mori detyrën, duke u ndalur veçanërisht tek reformat, por edhe mundësitë që ofron Shqipëria në sektorë të ndryshëm.

Dy vite më pas, shkruan “The Economist”, tre reforma ekonomike të rëndësishme kanë nisur të prodhojnë rezultate shumë pozitive, reforma për rikthimin e qëndrueshmërisë makroekonomike dhe fiskale, reforma në energji dhe ajo administrativo-territoriale.

Këto tre reforma mund të jenë ajo çka Shqipëria ka nevojë për bisedime të suksesshme për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Revista ndalet edhe tek ajo çka Shqipëria ofron për investitorët dhe tek klima e biznesit.

“Me një ekonomi tregu në zhvillim, nivel të ulët të taksave dhe fuqinë punëtore të re, mosha mesatare e të cilës është 32 vjeç, të shkolluar dhe konkurruese, Shqipëria është vend shumë tërheqës për investime”, vijon revista.

Krahas reformave strukturore gjithëpërfshirëse, qeveria shqiptare është e vendosur të krijojë kushte të favorshme për investitorët në energjinë e rinovueshme, turizëm, agrobiznes, infrastrukturë dhe shërbime, vijon revista.

Por, përveç se udhëheqëse e reformave, “The Economist” nënvizon se Shqipëria po kthehet me shpejtësi edhe në një nga destinacionet më popullore turistike në Ballkanin Perëndimor.

Revista e cilëson vendin tonë si një “thesar të fshehur”, ku mund të gjesh site arkeologjike të harruara, peisazhe spekatokale të maleve të lartë dhe një vijë bregdetare mbresëlënëse që shkrin detin Adriatik me atë Jonian.

/Gazeta Shqip/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0