The Economist: Ekonomia në rritje, deri në 3.4% për 2017 - Business Magazine Albania

The Economist: Ekonomia në rritje, deri në 3.4% për 2017


Njësia inteligjente e The Economist parashikon se ekonomia shqiptare do vazhdojë të rimëkëmbet, e ndihmuar nga forcimi i besimit të biznesit dhe konsumatorëve, si dhe një ambient i jashtëm më i favorshëm.

“Rritja ekonomike do të përshpejtohet në një mesatare prej 3.4% për periudhën 2016-2017, nga 2.8% që ishte vitin e kaluar, duke përfituar nga përmirësimi i situatës në Eurozonë dhe rigjallërimi i aktivitetit të brendshëm”, thotë raporti.

Krahu kërkimor i revistës prestigjoze vëren se qeveria e majtë trashëgoi një situatë të vështirë ekonomike në vitin 2013, me ekonominë në ngadalësim të fortë dhe borxhin në rritje.

“Qeveria aktuale ka nënshkruar një program trevjeçar bashkëpunimi me Fondin Monetar për të rimëkëmbur ekonominë dhe stabilizuar financat publike”, thotë dokumenti.

Sipas ekspertëve të The Economist, konsolidimi fiskal është prioritet për qeverinë, teksa ajo po përpiqet të ulë defiçitin buxhetor të rritur nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe shlyerjet e borxheve të prapambetura.

“Ne mendojmë se objektivi i qeverisë për një defiçit prej 2.2% në buxhetin e 2016-s është optimist. Gjithësesi, ne parashikojmë që defiçiti do të ulet ndjeshëm në 2.8% si rezulat i rritjes më të shpejtë ekonomike dhe përmirësimit në mbledhjen e taksave”, përfundon raporti analitik.

 

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0