Tesla zbulon imazhin e parë të modelit të ardhshëm Y - Business Magazine Albania

Tesla zbulon imazhin e parë të modelit të ardhshëm Y


Dëshironi të dini se si do të duket si modeli i ardhshëm Tesla kompakt, Modeli Y?

Epo, nuk mundeni. Jo akoma, domethënë. Sigurisht, Tesla ka shpërndarë një imazh të makinës gjatë një takimi në Muzeun Historik të Kompjuterit, në Kaliforni, por kjo foto nuk flet shumë, përveçse makina do të ketë një xham të përparmë dhe mes shumë mundësi, fenerë.

Por, po ta shohim më me kujdes foton do të vemë re diçka ndryshe. Makina nuk ka pasqyra anësore.

Sipas CEO-s së Tesla Elon Musk, Tesla Model Y do të ndërtohet në një platformë krejtësisht të re me një linjë prodhimi të zgjeruar dhe ka gjasa të debutojë në fund të vitit 2019 ose 2020. Makina gjithashtu do të ketë një sistem elektronik të ridizenjuar, duke lënë pas sistemin e vjetër 12-volt.

Shumë pak dihet për këtë makinë, përveçse do të jetë më e vogël se Model X dhe do të plotësojë linjën seksi të makinave Tesla me modelet S, 3, X dhe Y.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0