Tesla ul çmimet në të gjitha modelet e saj - Business Magazine Albania

Tesla ul çmimet në të gjitha modelet e saj

Për herë të tretë këtë vit Tesla ka ulur çmimet në të gjitha modelet e linjës, ndërsa kompania përpiqet të tërheqë më tepër blerës në mes të rritjes së normave të interesit.

Uljet më të mëdha që u shfaqën të premten në faqen e internetit të Tesla ishin 5,000 dollarë për automjet për modelet më të shtrenjta të kompanisë që kanë edhe një ritëm më të ngadaltë shitjes, sedani Model S dhe SUV-i Model X.

Kompania hoqi 2,000 dollarë nga çmimi i SUV-së Model Y, e që është modeli më i popullarizuar, dhe shtoi një version me dy motorë me kosto më të ulët me çmim 49,990 dollarë. Model 3 mori një ulje çmimi prej 1,000 dollarësh.

Lexo edhe: Pse po bien çmimet e makinave elektrike? Arsyeja do t’ju surprizojë

Këto lëvizje vijnë pasi shitjet e Tesla-s në tremujorin e parë u rritën me 36 për qind, por nuk kishin pritshmëritë e analistëve. Kompania tha të dielën se dërgoi një rekord prej 422,875 veturash në mbarë botën nga janari në mars, pak më shumë se 310,000 të tilla një vit më parë.

Por në fakt rritja në fjalë kishte shifër më të vogël se ajo nga vlerësimet e analistëve, të cilët sipas FactSet parashikuan një dërgesë prej 432,000 veturave për tremujorin e parë.

Analisti i e-Mobility i Guidehouse Research Sam Abuelsamid tha se uljet janë një shenjë e ngadalësimit të kërkesës për Tesla. Sipas tij, kompania duhet të shesë më shumë vetura për të mbajtur fabrikat e saj të funksionojnë me kapacitet të plotë për të mbrojtur marzhet e larta të fitimit.“Përdorimi i përgjithshëm i fabrikave të pashfrytëzuara konsumon marzhin në një mënyrë jashtëzakonisht shpejt,” tha ai. / CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0