Bëhet fjalë për modelet S dhe X për shkak të një problemi të frenimit gjatë parkimit, gjë që çon në mosfunksionimin e tyre.
Dhe pse nga ky problem janë prekur më pak se 5% e mjeteve, Tesla do të jetë e sigurtë që asnjë nga konsumatorët nuk është në rrezik. Bëhet fjalë për mjete që janë prodhuar mes muajit Shkurtit dhe Tetorit të 2016.
Kompania ka tërhequr vullnetarisht në Nëntor, 3 mijë mjete të modelit S për të zgjidhur problemin e lidhjes së rripit të sigurimit. Gjatë 2016 kompania ka prodhuar 83.922 automjete.
Burimi: insajderi.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto