Tremujori i tretë solli fitim rekord për Tesla, në shumën e 1.6 miliardë dollarëve. Kjo pavarësisht nga mungesa globale e çipave dhe vonesat në shfaqjen e versioneve të reja të Model S dhe SUV Model X.
Tesla xhiroi rreth 13.7 miliardë të ardhura dhe e bëri ndërsa çmimi mesatar i shitjes vazhdoi të binte për shkak të popullaritetit në rritje të sedanit më të përballueshëm Model 3 dhe SUV Model Y.
Suksesi i Tesla-s në këtë tremujor vjen në një kohë kur rivalët e saj po përballen me mungesën e çipave dhe vështirësi të mëdha të zinxhirit global të furnizimit. Shitjet e General Motors në SHBA ranë 33 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ato të Fordit ranë rreth 27 përqind. Tesla, ndërkohë, rriti dërgesat e saj globale në më shumë se 241,000 në tremujor, duke vazhduar rritjen e qëndrueshme.
Lexo edhe: “Beteja” e makinave elektrike. Nikola do vazhdojë gjyqin 2 bilionë dollar me Tesla
Suksesi i kompanisë në 2021 është gjithashtu edhe falë popullaritetit të shtuar të SUV Model Y – të cilin kompania sapo ka filluar ta shesë në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Fabrika e kompanisë në Kinë ka prodhuar automjete për më shumë se një vit, dhe dy të tjera janë planifikuar të fillojnë punën në të ardhmen e afërt në Teksas dhe Gjermani.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto