Tesla duke se nuk ndalet në marshimin e saj drejt ndryshimit total të transportit tokësor.
Ndonëse Elon Musk, është një nga “pionerët” e luftës kur avancimit të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale, duket ai ndryshe shprehet, e ndryshe bën. Ndonëse që gjithçka të ndryshojë duhen më shumë se 10 vite, hapat e parë janë bërë tashmë.
Tesla, planifikon prezantimin e gjysëm-kamionit të saj elektrik i cili do të jetë 100% autonom. Në një vëzhgim të shpejtë, 3.5 milionë persona të papunë. Kjo sepse ky është numri i shoferëve të tillë sot vetëm në Shtet e Bashkuara të Amerikës. Kështu, nëqoftëse dikush planifikon në të ardhmen të ketë një karrierë si shofer, më mirë të bëhet programues.
Lexoni: Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!
Këto janë vetëm hapat e parë të Tesla për hyrjen e saj në një kategori tjetër motomjetesh elektrike. Por, ndryshe nga Model S apo Model X, autonomia mendohet të jetë vetëm 200-300 milie. Një shifër qesharake, duke patur parasysh se autoveturat e kompanisë mund të shkojnë deri në 400 milie, dhe që gjysëm-kamionët “klasik” me naftë, munden të kryejnë më shumë se 1000 milie me një furnizim të vetëm, i cili nuk vonon shumë më pak se 2 ose 3 orë që kërkon një Tesla, apo thuajse çdo makinë tjetër elektrike. Shifër kjo, e cila mund të jetë edhe më e lartë pasi motorri elektrik do të jetë edhe më i fuqishëm, për shkak të ngarkesës që do i duhet të transportojë. E gjithë kjo, duket jo shumë funksionale. Ndoshta, një teknologji e tillë mund të jetë më e përshtatshme për furgonët e transportit, të cilët kryejnë transport kryesisht lokal.
Lexoni: Bugatti Chiron vendos një rekord të ri për kategorinë përkatëse!
Por, ky është vetëm fillimi. E gjithë kjo, që sot duket fantashkencë në një të ardhme do të jetë një realitet. Shoqëria njerëzore ndoshta do të ketë një steriotip më pak…
Prezantimi i mjetit në fjalë, pritet të jetë në datën 26 tetor 2017. Musk nëpërmjet një Tweet-i, u shpreh i kënaqur me rezultatet.
Nuk na ngelet asgjë tjetër, vetëm se të presim edhe pak…
https://youtu.be/W9ud3RtlMUA
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto