Punonjësit ukrainas të Tesla-s, të cilëve u kërkohet të mbrojnë vendin e tyre, do të marrin paga për të paktën tre muaj. Kompania u ka dërguar një email punonjësve këtë javë në rajonin e Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Pas tre muajsh, Tesla pritet të rivlerësojë luftën Rusi-Ukrainë dhe situatën e punonjësve të saj për të vendosur se çfarë do të nevojitet më shumë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thirri rezervistët për të luftuar në shkurt, përpara pushtimit të parashikuar.
Në emailin e dërguar këtë fillimjave dhe që përokon me ditën e 12-të të luftës në Ukrainë punonjësit e Tesla-s u vlerësuan edhe për ndihmën e SpaceX dhe mbështetjen për të sjellë shërbimin e internetit satelitor Starlink në Ukrainë.
Ndër të tjera, ekipi i Tesla’s Energy mblodhi dhe siguroi sisteme të ruajtjes së energjisë të baterive të litiumit të njohur si Tesla Poëerëalls për të drejtuar pajisjet Starlink në Ukrainë.
Punonjësit e Tesla-s përdorën inverter dhe kabllo karikimi për të montuar sistemet Starlink. Ata modeluan edhe kabllot AC nga skrap në fabrikën e re të Tesla që po ndërtohet jashtë Berlinit për të ndihmuar në fuqizimin e pajisjeve Starlink.
Lexo: Elon Musk jep për bamirësi aksione të Tesla me vlerë 5.7 milirdë dollarë
Ndonëse Tesla nuk operon në Ukrainë, kompania tha në email se rreth 5,000 pronarë të Tesla-s në vend dhe drejtues të tjerë të automjeteve elektrike mund të përfitojnë karikim falas të automjeteve në disa nga stacionet e saj Supercharger në Poloni, Hungari dhe Sllovaki.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto