Tesla ofron software e saj për Vetë-Drejtimin e Plotë të makinës për vetëm 199 dollarë në muaj - Business Magazine Albania

Tesla ofron software e saj për Vetë-Drejtimin e Plotë të makinës për vetëm 199 dollarë në muaj

software

Pronarët që zotërojnë një Tesla tani mund të regjistrohen për të patur në makinat e tyre software e kompanisë “Full Self-Driving”, në vend që të paguajnë paraprakisht për të.

Tesla ka njoftuar mënyrën e re të pagesës, duke u dhënë klientëve një alternativë për të mos paguar 10,000 dollarë për të përfshirë “Full Self-Driving” në funksionin e makinës së tyre.

Në faqen e internetit të Tesla thuhet se abonimi nuk është një angazhim afatgjatë dhe klientët mund ta anullojnë atë “në çdo kohë”.

Siç paralajmëron Tesla në faqen e saj, modaliteti “Full Self-Driving” nuk e bën një automjet plotësisht autonom. Karakteristikat e mundësuara aktualisht kërkojnë një shofer plotësisht të vëmendshëm, i cili i ka duart në timon dhe është i përgatitur të marrë përsipër drejtimin në çdo moment.

Tesla lançoi ​​një version beta të ri të softuerit të saj Full Self-Driving këtë muaj. Ndërsa është në gjendje të kontrollojë makinën në disa situata, ajo përsëri bën gabime. Në fillim të këtij muaji, CEO Elon Musk u bëri thirrje klientëve “ju lutemi të jeni paranojak” kur përdorni këtë.

Lexoni: Aksidenti fatal nga metoda “pa shofer”, Tesla humbet vlerën e aksioneve në bursë

Tesla është vënë në kritikë për programin e saj Autopilot, i cili përfshin Vetë-Drejtimin e Plotë (Full Self-Driving). Është paditur nga familja e një djali 15-vjeçar i cili u vra në një aksident me makinë ku njëra nga makinat ishte Tesla me Autopilot të aktivizuar. Tesla është gjithashtu nën vëzhgim nga ligjvënësit, pasi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë (NHTSA) njoftoi në qershor se po fillon një hetim mbi rolin e Autopilotit në 30 përplasje.

Kompania gjithashtu është nën vëzhgim të fortë për faktin që në prill dy njerëz vdiqën në një përplasje të fortë me makinat e tyre Tesla dhe policia tha se askush nuk ishte pas timonit. Elon Musk kundërshtoi se asnjë funksionalitet i Autopilotit nuk ishte aktivizuar në kohën e përplasjes.

/businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0