Tesla gati për të zbuluar Model 3

Tesla gati për të zbuluar Model 3


Tesla thotë se makina e tyre e parë për masën do të dali për herë të parë këtë të premte, 2 javë përpara nga sa ishte lajmëruar më parë.

Elon Musk, CEO i kompanisë u shpreh të dielën në Twitter se prodhimi mund të rritet, me 100 modele në Gusht, dhe me 1.500 ose më shumë Shtator. Ai tha se besonte se kompania do të ishte e aftë të prodhonte 20.000 në muaj duke filluar nga Dhjetori.

Model 3, është një test i rëndësishëm për Musk dhe për planet e tij për kompaninë, të cilën ai planifikon ta kthejë në një prodhues të makinave elektrike për masën. Deri më tani, kompania ka prodhuar vetëm makina luksoze në sasi relativisht të vogël, me çmime nga 90.000 dollarë e më sipër. Në vitin 2016, u prodhuan rreth 85.000 automjete.

Lexoni: Fundi i të qënit pronari i makinës tënde

Për të bërë një krahasim, General Motors, prodhoi më shumë se 9 milionë makina dhe kamionçina. Por Model 3 do të ketë një çmim rreth 35.000 USD, dhe do të jetë i përballueshëm nga shumë më tepër konsumatorë, dhe Musk beson se Tesla do të ketë një output prej rreth 500.000 makinash në vit në vitin 2018.

Në Qershor, ai u tha aksionerëve të kompanisë që prodhimi i Model 3 do të fillojë në Korrik në fabrikën pranë Fremont, Kaliforni, edhe pse ai nuk u shpreh se kur makina do të jetë e disponueshme në volume më të mëdha.

Ai tha se kompania është duke punuar për automatizimin e e linjës së prodhimit gjë e cila do të çojë në rritje të produktivitetit. Ai gjithashtu tha se po mendohet për ndërtimin e e linjave të reja të prodhimit. “Nuk ka më hapësirë në Fremont” – u shpreh ai.

Tesla së fundmi ka qënë në bisedime me zyrtarë Kinezë për hapjen e një linje të re pranë Shanghai-t. Kina, llogaritet të përbëjë origjinën e 15% të të ardhurave të kompanisë për vitin 2016.

Lexoni: Jaguar Land Rover krijon 5,000 vende të reja pune

Duke u parapërgatitur për prodhimin e Model 3, kompania një fabrikë pranë Nevada-s për 5 bilionë dollarë, për të prodhuar bateritë e makinave të saj.

Tesla gjithashtu nxorri në shitje një pjesë të aksioneve të saj ku gjigandi Kinez i internetit Tencent Holdings bleu 5% të aksioneve të kompanisë.

Por kompania vazhdon të ketë nevojë për kapital sepse ajo vazhdon të figurojë me humbje gjatë çdo 3-mujori. Kështu, në 3 muajt e parë të këtij viti, Tesla  rezultoi me një humbje prej 397 milionë dollarë, krahasuar me 282 milionë të të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Por të ardhurat e kompanisë u rritën dyfish me një vlerë prej 2.7 bilionë dollarë.

Optimizmi i investitorëve për Model 3 i ka rritur me 67% çmimin e aksioneve të kompanisë. Të premten aksionet u mbyllën me 361.61 dollarë. Kompania ka një vlerë tregu prej 59 bilion dollarë, 7 bilionë më shumë se General Motors dhe 15 bilionë më shumë se Ford.

burimi: StarTribune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0