Tërmeti teknologjik PLUGZZi, inovacioni që ngriti shërbimin e bizneseve shqiptare në nivele të reja! - Business Magazine Albania

 Tërmeti teknologjik PLUGZZi, inovacioni që ngriti shërbimin e bizneseve shqiptare në nivele të reja!

PLUGZZi është shërbimi më i ri në Ballkan fillimet e të cilit janë aplikuar për herë të parë në  Shqipëri.PLUGZZi ka për qëllim lehtësimin e përdorimit  të pajisjeve teknologjike si Smartphone, Cigare elektronike, Macbook, Go Pro…pra me pak fjalë, ka si qëllim ti lehtësojë jetën të gjithë popullatës të shekullit 21.

Frymëzuar nga dëshira për të qëndruar gjithmonë “ON”, PLUGZZi tanimë kujdeset që bateria juaj të mos shterojë kurrë kudo ku jeni. Me stacionet e tij në mbarë Shqipërinë, nga Veriu në Jug, në cdo bar, restorant, hotel, resort, beach bar apo festival përdoruesit  do të arrijnë kulmin e komoditetit teknologjik.

Si funksionon PLUGZZi dhe përse të gjithë bizneset po zgjedhin ta kenë në ambjentet e tyre?

PLUGZZi vjen si një shërbim B2B, i pajisur me stacione me tipologji të ndryshme të cilët përmbajnë 8, 12, 20 apo 128 PLUGZZi brenda. Këto stacione, PLUGZZi i përshtat në varësi të llojit të biznesit dhe sasisë së klientelës. Mjafton që biznesi të kontaktojë me anë web-it apo rrjeteve sociale për të marrë stacionin e tij.

Kushdo mund të përdorë PLUGZZi. Por si? Mjafton të keni nje kartë banke dhe një Smartphone. Cdo hap tjetër është tepër i thjeshtë.

  1. Shkarko aplikacionin PLUGZZi.
  2. Krijo llogarinë tënde
  3. Me anë të scan-it nga aplikacioni, skanoni QR code të stacionit ku ndodheni.
  4. Klikoni “Start Renting” dhe pranoni garancinë 4 ditore prej 2000ALL që ngrihet në llogari.
  5. Vendosni të dhënat e kartës dhe merrni PLUGZZi-n tuaj.

Pasi të keni mbaruar së karikuari Smartphone-in, Macbook-un, cigaren elektronike apo GoPro, mjafton vetëm ta ktheni pajisjen në një nga stacionet të cilat mund të gjeni lehtësisht në hartën PLUGZZi të aplikacionit dhe shuma e ngrirë në llogarinë tuaj do të rikthehet. Ju do të debitoheni vetëm për kohën e përdorimit.

Por cfarë e bën këtë produkt kaq fitimprurës për biznesin?

Me PLUGZZi cdo biznes i fal klientit të tij komoditetin teknologjik që nuk është parë asnjëherë më parë në trevat shqipfolëse. Dallimi i parë që një biznes bën me PLUGZZi  është diferencimi nga konkurentët  duke rritur ndjeshëm reputacionin dhe interesin ndaj teknologjisë e inovacionit si brand. Së dyti me përhapjen tepër të shpejtë të PLUGZZi në mbarë vendin ju do të jeni një pikë kyce që klientët të rrisin frekuentimin, si rrjedhojë edhe shitjet e biznesit. E së treti ajo cfarë PLUGZZi vlerëson më së shumti është promovimi organik i cdo biznesi që sjell vlerë të shtuar në përditshmërinë e konsumatorit të saj, ndaj dhe për cdo partner ofrohet një paketë e dedikuar marketingu e cila do të rrisë brand awareness si dhe përfitimin e drejtpërdrejtë ekonomik për biznesin që ka stacione PLUGZZi. Cfarë pret? Merr stacionin tënd dhe qëndro superior në treg!

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0