Tërmetet dhe goditjet e meteorëve tregojnë se Marsi ka një bërthamë të dendur metalike të lëngshme - Business Magazine Albania

Tërmetet dhe goditjet e meteorëve tregojnë se Marsi ka një bërthamë të dendur metalike të lëngshme

planeti Mars

Sipas studiuesve planeti i kuq ka një bërthamë të dendur hekuri të lëngshëm të rrethuar nga një shtresë relativisht e hollë shkëmbi të shkrirë. Zbulimi zgjidh një enigmë të kohëve të fundit, që erdhi kur matjet sizmike në Mars dukej se sugjeronin se planeti kishte një bërthamë cuditërisht të madhe dhe të lehtë të pasur me elementë me densitet të ulët.

Pamja e re, e përshkruar në dy studime në 26 tetor, tregon se planeti është i përbërë nga materiale të zakonshme në sistemin diellor në kohën kur Marsi u formua. Një bërthamë më e lehtë do të kërkonte një përzierje elementësh, që nuk do të përputheshin me përmasat e pluhurit dhe mbeturinave që përfundimisht u bënë sistemi diellor.

Studiuesit arritën në përfundimin e strukturës së brendshme të Marsit duke studiuar valët sizmike të zbuluara me tokëzuesin InSight të Nasa-s.

Valët që reflektonin nga shtresa e shkëmbinjve të shkrirë fillimisht u interpretuan si kërcim nga skaji i jashtëm i një bërthame me një rreze prej rreth 1,800km dhe një densitet prej 6,200kg për metër kub. Hulumtimi i ri shtoi të dhëna nga valët sizmike që zhyten në atë shtresë të shkrirë për të zbuluar zemrën e vërtetë të planetit.

Bërthama ka një rreze afërsisht 10%  dhe një densitet më të lartë se sa është raportuar më parë.

Një kuptim më i mirë i Marsit ka implikime shumë përtej Planetit të Kuq. Marsi dhe Toka ishin shumë të ngjashme kur u formuan për herë të parë, megjithatë në një moment këta dy planetë u ndanë dhe Marsi tani nuk është i banueshëm, ndërsa Toka është. Prandaj, të kuptuarit se si ka ndodhur kjo divergjencë mund të na tregojë shumë për planetin tonë.

 

sciencenews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0