Termat më të kërkuar në Google lidhen me shëndetin, por nuk është Covid 19 - Business Magazine Albania

Termat më të kërkuar në Google lidhen me shëndetin, por nuk është Covid 19

Google

Ju mund të mësoni shumë nga një histori kërkimi!

Këtë muaj, Google ka publikuar listën vjetore të kërkimeve që lidhen me shëndetin për vitin 2022. Jeni kuriozë për çfarë janë shqetësuar më së shumti njerëzit sa i takon mirëqenies së tyre?

Nuk është Covid-19, ndryshe nga sa mund të mendoni. Vitin që shkoi, vaksinimi dhe parandalimi i infeksionit ishin me interes të madh, por këtë vit nuk përmendet koronavirusi në kërkimet kryesore për shëndetin.

Njerëzit kanë kërkuar këtë vit për rimëkëmbjen fizike dhe mendore, si të bëhemi më të fortë fizikisht dhe si të përballemi me çështje si ankthi, depresioni, çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv.

Në focus për qytetarët është janë edhe ushtrimet në palestër, stërvitjet për peshën trupore dhe ushtrimet për shëndetin mendor.

Lexo: Përdoruesit e Twitter votojnë që Elon Musk të dorëhiqet si CEO

Përdoruesit e Google pyetën po ashtu se si të trajtojnë stresin, si të shmangin sulmet e panikut e deri te kura për depresionin. Ata kërkuan gjithashtu praktika të mira të shëndetit mendor për të vegjlit, të lidhura kryesisht me frymëmarrjen.

Pas një pandemie globale dhe kaosit që u krijua më pas me kthimin në vendet e punës e në shkollë nuk është e habitshme që kërkimet më të shpeshta kanë të bëjnë me shëndetin mendor.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0