Terapia me dritë LED është bërë trend, por a funksionon? - Business Magazine Albania

Terapia me dritë LED është bërë trend, por a funksionon?

Maskat LED për fytyrë të plotë mund të kushtojnë shtrenjtë pasi gjithmonë varet edhe nga marka e maskës. Përdorimi i dritës së kuqe mund të stimulojë prodhimin e kolagjenit dhe qarkullimin e gjakut, dhe madje të zvogëlojë shenjat e plakjes. Por terapia me dritë nuk është një mrekulli për trajtimin e kushteve të tjera të lëkurës.

Terapia me dritë e kuqe u testua për herë të parë në vitet 1960, kur një mjek hungarez, Endre Mester, përdori një lazer me fuqi të ulët mbi lëkurën pa qime të një miu. Ai vuri re një efekt të papritur, drita e kuqe duket se stimulohej rritja e flokëve dhe më vonë shërimi i plagëve. Sot, terapia LED ose “fotobiomodulim” (PBM) përdor dritë të butë me fuqi të ulët brenda spektrit të dukshëm, zakonisht dritë blu, të kuqe ose afër infra të kuqe, për të stimuluar proceset natyrale fiziologjike të trupit.

Drita blu mund të përdoret për trajtimin e aknes dhe reduktimin e inflamacionit. Drita e kuqe dhe infra e kuqe depërtojnë më thellë në qeliza, duke stimuluar prodhimin e molekulave si ATP dhe oksidi nitrik, të rëndësishme për funksionet bazë të trupit. Kjo nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon në shërimin e plagëve dhe mund të reduktojë shenjat e plakjes si rrudhat dhe njollat.

Lexo edhe: Sa të sigurta janë rrjetet publike Wi-Fi për të dhënat bankare?

Terapia me dritë është jo-invazive, pa dhimbje dhe relativisht e sigurt. Megjithatë, ekspozimi i gjatë ndaj dritës blu mund të dëmtojë lëkurën, ndërsa ata me alergji nga dielli ose sy shumë të ndjeshëm duhet të jenë të kujdesshëm me dritën e kuqe ose infra të kuqe. Për zgjedhjen e një pajisjeje LED në shtëpi, ekspertët rekomandojnë të kontrollohet intensiteti i dritës dhe të shmangen pajisjet që përdorin shumë ngjyra pa bazë shkencore. Pajisjet me dritë të kuqe, infra të kuqe dhe blu janë ato të provuara dhe efektive.

Terapia me dritë mund të kombinohet me produkte të tjera për kujdesin e lëkurës, si kremrat anti-plakje, por nuk zëvendëson kremrat me SPF ose retinoidet me recetë. Efektet janë të ngadalta dhe kërkojnë durim; për shembull, për lëkurën e shëndetshme, rezultatet mund të shihen pas disa vitesh përdorimi të rregullt. Jo të gjitha produktet LED në treg janë miratuar nga FDA; konsumatoret duhet të kërkojnë 510(k) Clearance, që tregon se pajisja është vlerësuar nga FDA për siguri dhe efektivitet, edhe pse nuk është testuar plotësisht.

NG

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0