Sa të sigurta janë rrjetet publike Wi-Fi për të dhënat bankare? - Business Magazine Albania

Sa të sigurta janë rrjetet publike Wi-Fi për të dhënat bankare?

Sa të sigurta janë rrjetet publike Wi-Fi për të dhënat bankare?

Google ka paralajmëruar përdoruesit e telefonave se duhet të “shmangin përdorimin e Wi-Fi publik sa herë që është e mundur”, duke theksuar se “këto rrjete mund të jenë të paenkriptuara dhe lehtësisht të shfrytëzueshme nga sulmuesit”. Por çfarë do të thotë kjo për ju? A është me të vërtetë e rrezikshme të lidheni me Wi-Fi falas në hotele, aeroporte, kafene apo qendra tregtare? Ja çfarë duhet të dini.

Ky paralajmërim vjen nga udhëzuesi i ri i Google, “Behind the Screen”, për përdoruesit e Android dhe iPhone, në një kohë kur mashtrimet me mesazhe janë rritur ndjeshëm në SHBA dhe gjetkë. Shifrat janë shqetësuese: 94% e përdoruesve të Android janë potencialisht të ekspozuar ndaj sulmeve përmes mesazheve, të cilat, sipas Google, janë kthyer në një “ndërmarrje globale të sofistikuar, që synon të shkaktojë humbje financiare dhe tronditje emocionale tek viktimat e papërgatitura.”

Në një realitet ku 73% e njerëzve janë  shumë ose jashtëzakonisht të shqetësuar për mashtrimet mobile, dhe 84% “besojnë se këto mashtrime kanë ndikim shumë të dëmshëm në shoqëri”, çdo masë e thjeshtë që ju mbron – apo ju bën më të sigurt – ka rëndësi. Këtu hyn paralajmërimi për Wi-Fi-in publik.

Lexo edhe: Sa fitojnë shteti dhe biznesi nga paketa fiskale

Google ka dhënë paralajmërime të ngjashme më parë, por ato janë fokusuar kryesisht te rrjetet celulare 2G, të cilat janë të paenkriptuara dhe të pambrojtura, dhe që shfrytëzohen në “SMS Blaster” – sulme ku stacione të rreme lidhen me telefonat pranë tyre përmes 2G dhe dërgojnë mesazhe masive, të rreme, drejt tyre.

Wi-Fi publik nuk është gjithmonë i rrezikshëm, por në shumë raste mund të jetë i pasigurt, prandaj Google këshillon kujdes dhe shmangie sa herë të jetë e mundur.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0