Mendoni se keni kohë pafundësisht derisa të arrini suksesin?! Mendojeni përsëri!
Le të themi se jetëgjatësia mesatare e njeriut është 70 vjet.
20 vitet e para të jetës ju jeni duke u rritur, i kaloni duke jetuar me prindërit dhe zakonisht ndiheni të kushtëzuar për të marrë vendime të rëndësishme për jetën. Kështu që 20 vitet e para kanë ikur, dhe tani ju mbeten 50 vite të tjera.
Në moshën 20 vjeçare ju tashmë quheni të rritur dhe mund të bëni zgjedhje apo të merrni vendime për ato çfarë ju doni të bëni në jetë.
Një e treta e jetës suaj kalon duke fjetur. Nje e treta harxhohet në argëtim, relaksim, televizor, transport etj.
Dhe pasi ribën llogaritjet, kupton se të kanë mbetur vetëm 10 ose 15 vite për të bërë PARA dhe për të qenë i suksesshëm në atë që bën!
Le të mos harrojmë të llogarisim edhe gabimet apo dështimet që mund të na ndodhin rrugës… dhe kohën që na duhet për gjetjen e mënyrave për t’u ringritur.
Tani besoj e kuptoni pse, teoria: merreni me ngadalë, ke kohë, është e gabuar!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto