Telekom Albania nis partneritetin me Spitalin Amerikan - Business Magazine Albania

Telekom Albania nis partneritetin me Spitalin Amerikan


Vetëm pak kohë pas prezantimit të programit shëndetësor falas “One Life” nga Telekom Albania, një tjetër spital privat i është bashkuar këtij shërbimi të ri. Duke nisur nga sot, të gjithë abonentët e Telekom Albania mund të përfitojnë nga programi “One Life” duke përdorur edhe rrjetin e Spitalit Amerikan në të gjithë vendin. Në partneritet me spitalet më të mira private si Hygeia, Telekom Albania u ofron abonentëve të saj mundësinë për një jetë më të shëndetshme, duke u regjistruar në dyqanet e kompanisë dhe rimbushur numrin e tyre Telekom.

Një paketë e plotë me ekzaminime dhe vizita mjekësore është tashmë e disponueshme për çdo abonent të kompanisë jo vetëm pranë spitalit Hygeia, por edhe tek ai Amerikan. Përmes këtij shërbimi, Telekom Albania ofron produkte dhe shërbime që mundësojnë komunikimin mes njerëzve dhe lehtësojnë jetën e tyre të përditshme. Gjithashtu, ky shërbim u jep atyre mundësinë të kujdesen për shëndetin në spitalet private më prestigjioze në Shqipëri.

Abonentët me parapagesë që kryejnë një rimbushje prej 1,000 lekësh përfitojnë paketën “Silver”, e cila përfshin vizita mjekësore pa limit pranë mjekut patolog, kardiolog, ortoped, kirurg, gjinekolog dhe pediatër. Kjo paketë përfitohet sa herë që kryhet një rimbushje. Në të njëjtën kohë, abonentët mund të kalojnë në paketën “Gold” nëse kryejnë një rimbushje prej 1,000 lekësh për tre muaj rresht, ku përfshihet një paketë analizash vjetore, duke filluar nga analizat e gjakut, nivelit të kolesterolit, glicemisë, testit kardiak, kontrollit dentar dhe një pastrim gurrëzash.

Ndërsa abonentët me kontratë të programeve Smart i përfitojnë të dyja paketat “Silver” dhe “Gold” thjesht duke u bërë pjesë e programit “One Life”. Ndërkohë, abonentët e regjistruar si pjesë të programit “One Family”, mund t’ua ofrojnë këtë shërbim shëndetësor familjes së tyre.

Ndër vite, Telekom Albania ka kontribuar me kapacitetet e saj njerëzore dhe teknologjike në shërbim të sistemit shëndetësor në vend, duke mbështetur ngritjen e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit në institucione të ndryshme mjekësore, ofrimin e aparaturave të specializuara, si dhe rinovimin e ambienteve spitalore. Programi shëndetësor “One Life” është premtimi më i ri i Telekom Albania për të rritur cilësinë e jetesës së abonentëve të saj!

Telekom Albania, operatori i parë i telefonisë së lëvizshme në vend, prej dy dekadash vazhdon t’u ofrojë abonentëve të vet teknologjinë më të mirë. Një vit pas përfshirjes në familjen e madhe Magenta, Telekom Albania ka konsoliduar më tej pozitën si ofruesi i shërbimeve me rrjetin më të besuar dhe të certifikuar si rrjeti më i mirë 4G, si edhe përvojën më të mirë të klientit në vend.

/GazetaDita.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0