Telefoni inteligjent më i shumëpritur nga Samsung po vjen në Shqipëri

Telefoni inteligjent më i shumëpritur nga Samsung po vjen në Shqipëri

Samsung Galaxy Z Fold 2

Samsung Galaxy Z Fold2, udhëheqësi i gjeneratës së tretë të telefonave palosës, do të jetë në dispozicion për blerje në Shqipëri nga 18 shtatori. Z Fold2 është një pajisje me dizajn të rafinuar, me një ekran të përparmë edhe më të madh dhe një ekran kryesor masiv, i cili është ideal për jetën e përditshme mjaft të ngarkuar dhe shumë detyra gjatë ditës. Të gjitha aplikacionet e lidhura me Google janë gjithashtu të disponueshme në telefonin inteligjent palosës Samsung Galaxy Z Fold2.

Samsung Galaxy Z Fold2 është një udhëheqës i vërtetë i brezit të ri të telefonave palosës. Për të gjithë përdoruesit, Galaxy Z Fold2 siguron një përvojë të re celulare, me përmirësime të rafinuara dhe inovacione të rëndësishme. Ajo që karakterizon këtë pajisje të nivelit më të lartë është dizajni i guximshëm i kombinuar me inxhinierinë e avancuar. Kur hapet, Galaxy Z Fold2 ka një ekran kryesor 7.6-inç. Dërgimi i e-maileve ose shikimi i përmbajtjes tuaj të preferuar është i mundur pa hapur pajisjen, falë Ekranit Cover 6.2-inç Infinity-O për përdorimin maksimal.

Samsung Galaxy Z Fold 2

Pjesë e dizajnit të ri është mentesha, e cila në mënyrë të përsosur përshtatet në trupin e smartphone-it me një mekanizëm CAM. Mentesha në Galaxy Z Fold2 përmban një teknikë revolucionare të prerjes, përbërje të modifikuar dhe dendësi të rregulluar të fibrës. Gjithashtu, Galaxy Z Fold2 përdor një teknologji të re inovative të pastrimit, për të mbajtur larg pluhurin dhe grimcat e padëshiruara nga hapësira midis trupit dhe kasës së vetë pajisjes.

Përvoja e përdoruesit me një smartphone si Galaxy Z Fold2 arrin një nivel krejt të ri. Meqenëse telefoni i ri palosës nga Samsung është jashtëzakonisht i përshtatshëm për këdo praktikon multitasking, me funksionin Flex Mode, regjistrimi i videove, bërja e fotografive dhe shikimi i përmbajtjes në kohë reale më në fund bëhet më i lehtë. Për më tepër, kamera në Galaxy Z Fold2 ka modalitete të tilla si Pro Video, Single Take, Bright Night dhe Night Mode, duke i lejuar përdoruesit të përjetësojnë çdo moment në një cilësi mahnitëse.

Samsung Galaxy Z Fold 2

Ky smartphone palosës unik është i disponueshëm në ngjyrën e Zezë Mistike dhe Bronz Mistike. Çmimi i rekomanduar fillon nga ALL 249,999.

Zbuloni më shumë informacion këtu https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-z-fold2/.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0