Telefonat që nuk po shiten në Europë
Përditësuar së fundmi: 24/06/2019

Telefonat që nuk po shiten në Europë

Share
nga Neada Muçaj
Qer 24, 2019

Telefonat e Huawei fluturonin nga raftet në Europë. Por jo më.

Gjigandi kinez i teknologjisë është përballur me rënien e shitjeve në shumicën e tregjeve ndërkombëtare pasi u klasifikua në listën e zezë amerikane, që e bën të vështirë për Huawei të bëjë biznes me kompanitë amerikane.

Themeluesi dhe CEO i kompanisë, Ren Zhengfei tha se shitjet kanë rënë deri në 40% që nga mesi i muajit të kaluar.

Në listën e zezë ku ndodhet kompania, pengohet aksesi në aplikacionet e Google si Gmail dhe YouTube. Për europianët këto aplikacione janë thelbësore.

Lexoni: Beteja tregtare mes gjigantit Huawei dhe qeverisë së SHBA (historiku)

“Konsumatorët europianë kanë nevojë për shërbimet e Google,” tha Ben Stanton, analisti kryesor i kërkimeve në firmën Canalys. “Në Europë, ky ndalim është katastrofik”.

Biznesi i smartfonëve ka qenë një pikë shumë e fortë e kompanisë ndërkohë që përballej me presionin nga Shtetet e Bashkuara, e cila pretendon se këto produkte janë një rrezik ndërkombëtar.

Europa ka luajtur një rol të madh në suksesin e Huawei. Në vitin 2018, vetëm në Europën Perëndimore, ata shitën rreth 26.3 milionë smartfonë.

/CNN