Teknologjia përballë integritetit, projekti Sogis zhvillon diskutime

Teknologjia përballë integritetit, projekti Sogis zhvillon diskutime


Në kuadër të javës së integritetit, projekti SoGis i ideuar nga kompania topografike GjeoVjosa zhvilloi një takim të dedikuar pikërisht integritetit dhe rëndësisë që ka ai si element kyç në jetën tonë profesionale dhe personale.

Eventi i zhvilluar gjatë datës 5 shkurt, mblodhi bashkë studentë të gjeografisë dhe shkencave sociale, të cilët janë të angazhuar në projekt.

Gjatë fjalës së hapjes Spartak Likaj, CEO i Gjeo-Vjosa prezantoi qëllimin e ideimit dhe zhvillimi të projektit So-Gis. Ky projekt është një platformë online që ofron shërbime në fushën e gjeografisë dhe të mjedisit në përgjithësi. Fokusi kryesor i SoGis është i përqendruar në katër pika kryesore:

E-learning, të mësuarit elektronikisht

Banka e Pyetësorëve, e cila u mundëson qytetarëve të shprehin opinionet e tyre për çështje të caktuara

Shërbimet e informacionit gjeografik

SDG- Treguesit e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Duke qenë se SoGis është një platformë që ofron shërbime online, ajo shfrytëzon teknologjinë për të arritur tek përdoruesit.

Teknologjia ka ndikuar në rikonceptimin e integritetit njerëzor, duke qenë se është zhvilluar me hapa të shpejtë dhe i ka bërë njerëzit të varur prej saj në një masë të konsiderueshme. Gjatë eventit pati një panel të larmishëm diskutimi pikërisht mbi ndikimin që ka pasur teknologjia në integritetin dhe vlerat morale.

Lexo këtu: Së bashku për më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje, projekti SoGIS

Paneli i moderuar nga CEO i Gjeo-Vjosa, përbëhej nga Gerti Boshnjaku, themelues dhe CEO i Business Magazine Albania, Dritan Mezini, bashkëthemelues i website-t duapune.com dhe drejtor ekzekutiv i Shoqatës Shqiptare ICT, Shkëlzen Marku bashkëthemelues dhe drejtor menaxhimi i Yunus Social Business Balkans dhe Lorenc Cala, drejtor i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeografik.

Panelistët theksuan se shoqëria shqiptare është ende konsumatore e teknologjisë dhe nuk ka arritur të konsolidohet në përdorimin e mirëfilltë të saj. Gjatë diskutimit u vu theksi edhe tek fakti që për shkak të keqpërdorimit të teknologjisë, njerëzit kanë humbur integritetin dhe besimin tek njëri-tjetri.

“Nëpërmjet burimeve dhe modeleve që na serviren nga jashtë ne mund të mësojmë sesi ta përdorim teknologjinë siç duhet”, tha ndër të tjera Gerti Boshnjaku.

“Teknologjia duhet të jetë thjesht mjet për të arritur qëllimet, kurrsesi nuk duhet të shndërrohet qëllim në vetvete”, u shpreh Dritan Mezini.

Panelistët ishin shumë optimistë përsa i përket investimeve që mund të bëjnë të rinjtë në vend. Ndër të tjera u tha se mundësitë për të shpërthyer e pasur sukses janë më të larta në vendin tonë sesa jashtë. Në Shqipëri është më e thjeshtë sepse konkurrenca është më e ulët. Ata thanë se ajo çka është e rëndësishme për të ecur përpara, është të bësh atë që do, të punosh me dëshirë dhe mbi të gjitha t’i bësh gjërat me zemër. Njerëzit duhet të mbështesin njëri-tjetrin dhe të jenë më të lidhur për të ndihmuar iniciativat e njëri-tjetrit. Integriteti është një vlerë morale, prandaj duhet promovuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0