Së bashku për më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje, projekti SoGIS - Business Magazine Albania

Së bashku për më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje, projekti SoGIS


 

Mungesa e transparencës dhe gjithëpërfshirjes kanë qenë vazhdimisht probleme të shoqërisë shqiptare. Për të rritur transparencën dhe gjithpërfshirjen, po lancohet një projekt i ri i quajtur SoGIS.

SoGIS ka për qëllim të angazhojë studentë në ofrimin me logjikë biznesi të shërbimeve të Gjeo-statistikës dhe Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS). Por si do realizohet kjo?

Projekti SoGIS është përqendruar në 4 çështje kryesore: banka e pyetësorëve, E-learning, Albania Inspire dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm(SDG).

Pra, projekti synon të aktivizojë publikun përmes pyetësorëve, të rrisë bashkëpunimin dhe kontributin në edukim përmes E-learning dhe të nxisë përfshirjen e qytetarëve në realizimin e objektivave globale të njohura si Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Pyetsorët do realizohen nga grupi i shërbimeve të gjeostatistikës në formën e anketimeve, pyetsorëve publike dhe projekteve komplekse.

E-learning do të realizohet nga grupi i shërbimeve të trajnimit të drejtpërdrejtë ose online nëpërmjet platformës YouTube ose TechSmith.  E-learning do të përqendrohet tek QGis dhe GIs në përgithësi, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Ëebinars.

Albania Inspire do të realizohet duke përpiluar të dhënat gjeohapsinore sipas standardeve Inspire të datatemave.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm do të realizohet nga grupi i shërbimeve komplekse gjeostatistikore. Ky grup ka si synim të nxisë përfshirjen e publikut në vendimmarrje dhe monitorim, përsa i përket realizimit të Objektivave.

Për secilën nga pikat e projektit është përgjegjës një specialist me statusin “Specialist Produkti”.

Në përfundim të projektit synohet arritja e maksimizimit të produktivitetit nëpërmjet: optimizimit të kohës së një projekti, krijimi i rezervave sa më fleksibël në parashikimin e të papriturave, krijimi i një numri demosh për ccdo fushë specifike sipas kërkesave të departamentit të marketingut, gjenerimi dhe trajnimi i stafeve mbështetëse në bashkëpunim me  departamentin e Burimeve Njerëzore.

Prezantimi i projektit do të bëhet gjatë datave 3,5 dhe 7 shkurt. Gjatë prezantimit do të zhvillohen workshop-e në kuadër të javës së gjithëpërfshirjes në Shqipëri. Temat mbi të cilat do të fokusohen workshop-et do të jenë:

Rikonceptimi i termit gjithëpërfshirje.

Një shoqëri e ndërtuar mbi identitetin njerezor.

Shërbimet e SoGIS- përfshirja e publikut në vendimmarrje dhe monitorimin e vendimeve.

Prezantimi i rregullores së SoGIS.

Në workshop-e do të jenë të pranishëm studentë, profesionistë të rinj, OJF dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Partnerët mbështetës të projektit janë Protik innovation center, Tech Space Tirana dhe Business Magazine Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0