Teknologjia e makinave pa shofer - Business Magazine Albania

Teknologjia e makinave pa shofer


Shumë ekspertë thonë se fillimi i përdorimit të makinave pa shofer në shkallë të gjërë është i afërt, por askush nuk e di saktësisht se kur mund të ndodhë kjo. Pothuajse të gjithë prodhuesit e mëdhenj të makinave dhe disa nga gjigandët e tjerë të teknologjisë kanë nxjerrë në rrugë makina eksperimentale pa shoferë. Ajo që duket se mungon është aftësia kompjuterike e makinave që mundëson reagimin e tyre në situata të komplikuara gjatë lëvizjes së përditshme.

Edhe pse ideja për prodhimin e tyre ka ekzistuar që nga vitet 1930, vetëm përparimi i shpejtë i teknologjisë dhe rënia e çmimit të pajisjeve të sofistikuara u kanë mundësuar studiuesve të fillojnë prodhimin e makinave eksperimentale.

Ekspertët thonë se tani pyetja kryesore është se kur do të prodhohen makina pa shofer me kosto të përballueshme, e jo thjesht prodhimi i tyre. Megjithatë, ka ende disa pengesa.

Studiuesit në Universitetin Carnegie Mellon në Pitsburg kanë bërë prova me një furgon pa shofer të tipit Cadillac, që përshkoi pa probleme rrugën nga një shtëpi në periferi deri te aeoroporti i qytetit.

Por drejtuesi i këtij studimi, Profesor Raj Rajkumar, thotë se lëvizja e këtyre makinave brenda qytetit është çështje tjetër: “Trafiku rreth universitetit mund të jetë shumë i rënduar, me lloje të ndryshme makinash, këmbësorë, çiklistë dhe njerëz që kalojnë rrugën jashtë kryqëzimeve e kështu me radhë.”

Çdo vit më shumë se 1 milion njerëz vdesin dhe 15 milionë të tjerë plagosen nga aksidentet me makina, 90% e të cilave shkaktohen nga njerëzit. Ekspertët thonë se makinat pa shoferë do të pakësonin në mënyrë dramatike këto shifra pasi ato do të respektonin kufizimet e shpejtësisë, shenjat rrugore dhe semaforët.

Audi, Tesla, Mercedes dhe kompani të tjera ofrojnë modele të makinave që mund të operojnë pa shofer, që mund të shmangin përplasjet dhe që reduktojnë stresin e ngarjes së makinës në autostradë.

Një pengesë e madhe mund të jetë përpjekja për të bindur njerëzit që të heqin duart nga timoni.

Por Rajkumar thotë se kjo në fakt nuk kërkon aq shumë kohë: “Ata fillojnë ta shohin se automjeti është shumë racional dhe drejtohet në mënyrë të sigurtë, dhe kështu, mësohen.”

Pra, pjesa më e madhe e teknologjisë tashmë ekziston. Ajo që kërkohet është ulja e çmimit të këtyre makinave dhe programe kompjuterike më të sofistikuara për kontrollin e tyre.

“Unë mendoj se do të duhen rreth 10 vjet, ndoshta më shumë, për prodhimin e një makine pa shofer e cila mund të shkojë kudo” thotë profesori Rajkumar.

Por Google, Uber dhe disa kompani të tjera thonë se ata tashmë janë duke u përgatitur për të ardhmen më të largët, duke eksperimentuar me makina pa timon, gjë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si i përdorim makinat sot.

Burimi: botasot.info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0