Teknologjia e Informacionit - trajnimet dhe kurset që zhvillohen dhe kërkohen në tregun e punës - Business Magazine Albania

Teknologjia e Informacionit – trajnimet dhe kurset që zhvillohen dhe kërkohen në tregun e punës


Në ditët e sotme, teknologjia ka avancuar në përmasa shumë të mëdha. Fusha e Teknologjisë së Informacionit po gjen zbatim pothuajse në çdo fushë tjetër: në mjekësi, biznes, arsim, siguri, ekonomi e në shumë fusha të tjera. E bashkë me zhvillimin e teknologjisë po rritet kërkesa për produkte dhe shërbime të lidhura me të.

“Një profesion ideal nëse kërkon të bësh lekë.” Kjo është fraza që i bashkangjitet teknologjisë së informacionit nga prindërit kur hedhin sytë në të ardhmen e fëmijëve të tyre. Teknologjia e Informacionit po zhvillohet çdo ditë dhe po orienton të rinjtë drejt përqafimit të profesioneve si zhvillues software apo aplikacionesh apo të kryejnë kurse dhe trajnime në këtë fushë dhe pse jo të ndjekin dhe një universitet në njërën nga degët që ofron teknologjia e informacionit.

Për të dhënë një pasqyrë se cilat janë disa nga kurset dhe trajnimet aktive aktualisht në Shqipëri, BusinessMag bëri një studim si dhe zhvilloi disa intervista me qendra kursesh dhe trajnimesh. Mes tyre HardSoft dhe Dominusoft.

HardSoft është një qendër trajnimesh profesionale në teknologjitë e telekomunikacionit, kryesisht e përqëndruar në programim. Prej vitit 2014 HardSoft po punon për të krijuar në shqip një literaturë të plotë për teknologjitë koduese. Në një të ardhme të afërt pritet që puna e HardSoft të bëhet e hapur dhe e arritshme në format elektronik nga të gjithë. Për këtë qëllim është duke u ndërtuar infrastruktura mbështetëse.

Dominusoft organizohet dhe funksionon si institucion privat, i cili ofron programe profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit si dhe kurse të gjuhëve të huaja në strukturën Dominus Language. Dominusoft u hap në Tetor të vitit 2014 dhe vijon funksionimin e saj në ofrimin e programeve profesionale.

Disa nga trajnimet aktive në këto qendra dhe përtej tyre janë gjuhët e programimit si C/C++, Java, Asp.net, PHP, Python. Nuk mungojnë as trajnimet për web design, graphic design, Mobile & Cloud, React Native/ Sql Lite, Linux. Gjithashtu po zhvillohen edhe kurset për teknik IT dhe animacion, por ajo që vihet re janë kurset për robotikë, arduino si dhe teknologjitë e reja si blockchain.

Në tregun e punës kurset më të kërkuara janë ato në gjuhën e programimit Java, ndjekur nga projektimi dhe menaxhimi i bazave të të dhënave nëpërmjet gjuhës SQL. Po ashtu, nuk mbeten pas edhe gjuhët C/C++ nga studentët, pasi në këtë mënyrë kërkojnë të marrin njohuri fillestare kodimi cilësore, krahas studimit paralel që bëjnë në shkollë. Vihet re se edhe trajnimet në Mobile & Cloud dhe Linux kërkohen në një vlerë më të moderuar.

Si rezultat i kërkimeve edhe nga vetë qendrat, programet më të kërkuara nga punëdhënësit shqiptarë jane pak a shumë në një trend me punëdhënësit e huaj. Ata kërkojnë profesionistë në: Web Design – Front End, Web Development – Php Back End, PYTHON – Back End, Java – Back end, Asp.net  (C#) – Back End, Graphic Design.

Duke qenë se teknologjia është në një ritëm të shpejtë ndryshimi po ashtu edhe kërkesat për përshtatjen në tregun e punës ndryshojnë. Trendi nga viti në vit shihet që Web Design/ Web Development & graphic Design të jenë programet më të kërkuara duke u listuar në “Top 3” për 2 vitet e fundit. Shihet gjithashtu se është lënë pak në hije – Linux-i.

Ajo çka pritet të kërkohet këtë vit është gjuha Java, si shkak edhe i kërkesave në tregun e punës. Duke iu referuar 4 viteve të fundit shikojmë një zhvillim të aplikacioneve Mobile, kryesisht me React Native. Theksojmë se përdorimi i React Native përpara 4 viteve ishte 0, por do të shikojmë një përdorim të gjerë këtë vit e në vijim.

Ashtu sikurse teknologjia ndryshon, edhe individët dhe ofruesit e trajnimeve përpiqen të jenë në hapat e kohës dhe të zhvillohen çdo ditë. Instruktorët që japin kurset janë edhe vetë autorët e materialeve si dhe kanë eksperiencë disa vjeçare në ushtrimin e teknologjive që zhvillojnë. Ajo që shihet nga qendrat e trajnimit është praktika, ndryshe nga ajo çfarë studiohet nëpër universitete. Studentët çdo njohuri që marrin në kurse e trajnime e zhvillojnë me shembuj praktikë, me rrjedhë logjike deri në detajin më të vogël.

Qendra Dominusoft për shembull, trajnon dhe zhvillon stafin sipas metodave europiane nga zyra qendore në Norvegji, si dhe ofron Portalin e Kursantit – Biblioteka On – Line. Si dhe inkurajon kursantët, duke u siguruar programe internship-i atyre që realizojnë projektet më të mira.

Këto qendra përmirësojnë vazhdimisht programet, sigurojnë infrastruktura moderne dhe laboratorë të pajisur me të gjitha mjetet e punës si dhe orientojnë kursantët drejt tregut të punës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0