Teknika më e re e Inteligjencës Artificiale do t’ju largojë frikën specifike që keni - Business Magazine Albania

Teknika më e re e Inteligjencës Artificiale do t’ju largojë frikën specifike që keni


Një ekip neuroshkencëtarësh thanë se ata kanë gjetur një mënyrë për të ”rinovuar” trurin e njeriut për të kapërcyer frikën specifike. Qasja e tyre, në qoftë se provohet në studime të mëtejshme, mund të çojë në mënyra të reja të trajtimit të pacientëve me fobi ose çrregullime të stresit post-traumatik (PTSD).

Rreth 19 milionë të rritur amerikanë ose 8.7% e popullsisë së rritur, vuajnë nga frikëra të vazhdueshme për objekte të veçanta ose situata të veçanta, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor.

PTSD, një tjetër lloj i çrregullimit të ankthit, prek rreth 7,7 milionë të rritur në SHBA dhe mund të zhvillohet pasi një person përjeton trauma, të tilla si sulmet seksuale apo sulmet ushtarake.

Autorët e studimit thanë se donin të zhvillonin alternativa të trajtimeve ekzistuese për ankthin. Terapitë, për shembull, përfshijnë ekspozimin e pacientëve në frikën e tyre me idenë se ata do të mësohen me dhoma të errëta, ndërtesa të larta ose ashensorë të cilët nuk janë të dëmshëm.

Qasja e re kombinon inteligjencën artificiale (AI) dhe skanimin e teknologjisë së trurit në një teknikë të quajtur “Decoded Neurofeedback”.

teknika-e-re-e-inteligjences-artificiale-tju-largoje-friken-specifike-qe-keni-business-mag

“Për eksperimentin e tyre, neuroshkencëtarët kanë punuar me 17 vullnetarë të shëndetshëm. Në vend që t’i testonin pjesëmarrësit me fobitë ekzistuese, studiuesit krijuan diçka të re të quajtur “kujtesë frike”, duke i dhënë vullnetarëve një goditje të shkurtër elektrike, kur shikonin një imazh të caktuar në kompjuter.

Skaneri i trurit monitoronte aktivitetin mendor të vullnetarëve dhe ishte në gjendje të vendoste shenjat e atij kujtimi të veçantë frike.

“Sfida më pas ishte për të gjetur një mënyrë për të reduktuar ose hequr frikën në kujtesë, ndonjëherë pa vetëdije duke e evokuar atë,” tha Ben Seymour, një bashkë-autor dhe një neuroshkencëtar në Departamentin e Inxhinierisë në Universitetin e Cambridge në një deklaratë për shtyp.

Seymour tha se truri i vullnetarëve ende tregon shenja të atij kujtimi të veçantë frikë, edhe kur ata ishin duke pushuar dhe jo të ndërgjegjshëm apo të vetëdijshëm për frikën.

Meqënëse shkencëtarët mund të deshifronin ato modele të trurit, ata i dhanë pjesëmarrësve një sasi të vogël parash, në mënyrë që kujtimet e frikës të lidheshin me shpërblime. Vullnetarëve u tha se shpërblimi i tyre cash u pasqyrua në aktivitetin e trurit të tyre por ata nuk e dinë se si. Ekipi e përsëriti këtë procedurë gjatë tre ditëve.

Në fund të terapisë së shpërblimit, neuroshkencëtarët u treguan vullnetarëve të njëjtën fotografi para goditjes elektrike. Qendra e frikës së trurit, amygdala, nuk tregoi ndonjë aktivitet të zgjeruar.

“Kjo do të thotë se ne do të jemi në gjendje të reduktojmë frikën në kujtesë pa e kuptuar vullnetarët se po përjetojnë frikë në proces”, tha Ai Koizumi, njëri nga shkencëtarët.

Autorët e studimit theksojnë se eksperimenti i tyre ishte relativisht i vogël dhe se duhen hulumtime të mëtejshme për t’a kthyer këtë qasje në një trajtim të verifikuar klinik për pacientët me fobi ose PTSD.

Megjithatë, ata thanë se shpresonin se “Decoded Neurofeedback” mund të ndihmojë pacientët të shmangin stresin e terapive të ekspozimit ose efekteve anësore të terapive me bazë në droga.

Burimi: mashable.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0