"TechLab By Protik" , Finalizohet përmbyllja e tij me datë 18 Nëntor - Business Magazine Albania

“TechLab By Protik” , Finalizohet përmbyllja e tij me datë 18 Nëntor

Për gati 3 muaj që nga hapja e programit të inkubimit “TechLab By Protik” , do të finalizohet përmbyllja e tij me datë 18 Nëntor pranë ambjenteve të Qëndrës Protik në ditën finale të Demo-Day. Një rrugëtim i bukur me pjesmarrjen e shumë Sturtup-eve që aplikuan për tu bërë pjesë e këtij programi, por vetëm 6 prej tyre arritën që të përzgjidhen pasi kaluan me sukses fazat e vlerësimit nga një juri profesioniste në fushën e investitorëve, sipërmarrësve dhe ekosistemit të statup-eve. Qëllimi i kësaj nisme ishte të fuqizojë kapacitetet njerëzore nëpërmjet nxitjes së inovacionit dhe sipërmarrjes. Përballë shumë ideve të biznesit, u identifikuan ato projekte të cilat adresonin në mënyrë efiçente sfidat e digitalizimit. Pjesmarrësit u fuqizuan në mënyrën e të bërit pitch idenë e tyre tek investitorët potencialë. Zhvillimi i një programi bootcamp-i intensiv 3 ditorë në Razëm, i bazuar në parimet e Lean Startup i trajnojë të rinjtë në mënyrën sesi të ideojnë idetë e tyre si dhe të hartojnë modelet e biznesit nëpërmjet Programit Biznes Model Canva, por mbi të gjitha të krijojnë baza të qëndrueshme në të ardhmen.

“TechLab by Protik” u vendos në zbatim me mbështetjen e Minister Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Më datë 18 Nëntor në orën 18:00 do të zhvillohet ceremonia përmbyllëse ku 6 Startup-et e përzgjedhura do të prezantojnë pitch idenë e tyre përballë jurisë, dhe do të zgjidhet fituesi i cili do të ketë idenë më frymëzuese për të sjellë ndryshim. Skuadra fituese ka ekskluzivitetin e një udhëtimi 7 ditorë në Austri ku do të kryejë një study visit me aktorët e ekosistemit në Vienë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0