Tech Creed prezanton eventin “Digital Day Albania” - Business Magazine Albania

Tech Creed prezanton eventin “Digital Day Albania”

Digital Day vjen për herë të parë në Shqipëri më datë 14 Nëntor në ambientet e Hotel Rogner. I ftuari special, i cili do të prezantojë eventin është Nikos Katsiantonis, trainues, mentor dhe folës për TEDx Athens. Eventi ka synim të shërbejë si një urë komunikimi midis studentëve dhe të rinjve të apasionuar me teknologjinë e informacionit dhe kompanive që operojnë tashmë në tregun e IT në Shqipëri.

Eventi është organizuar në mënyrë të tillë që t’u japë mundësinë të gjithë palëve pjesëmarrëse të përfitojnë prej tij. Kështu secila prej kompanive partnere do të ketë hapësirën e dedikuar në axhendë për t’u prezantuar dhe për të sjellë në vëmendje një “IT business challenge” të tyren. Qasjet ndaj këtyre sfidave do të përbëjnë dhe fokusin e punës në grupe që do të realizohet nga pjesëmarrësit. I gjithë procesi i punës në grupe do të mbështetet nga përfaqësues të kompanive partnere, të cilët shërbejnë si “coaches” për të orientuar procesin e “desgin thinking” të pjesëmarrësve. Gjithashtu, suporti teknik do të jetë i pranishëm nga stafi i Tech Creed. 

Gjatë gjithë ditës së eventit stendat e kompanive partnere do të jenë të pranishme, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkëmbejnë kontaktet e tyre. Puna në grupe do të finalizohet me përzgjedhjen e një grupi fitues, nga paneli i kompanive partnere. Eventi gjithashtu nuk lë jashtë fokusit dhe zhvillimin e “soft skills” për pjesëmarrësit nëpërmjet lojërave “get to know each other”.

Bileta, e cila përfshin pjesën e eventit të mbyllur (prezantimi i kompanive dhe puna në grupe), kushton 500 lekë dhe për studentët që zotërojnë kartën e studentit, 300 lekë. Pasi plotësojnë formën e aplikimit, aplikuesit i nënshtrohen një faze filtrimi nga ku të përzgjedhurit do ti nënshtrohen një intervistë paraprake, nga ku do të përzgjidhen dhe pjesëmarrësit final.

Shihemi në “Digital Day Albania”! Regjistrohuni këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0