TEC-i i Vlorës do të jepet me konçesion te privati - Business Magazine Albania

TEC-i i Vlorës do të jepet me konçesion te privati


Gazsjellësi TAP është mundësia e vetme për të risjellë në jetë termo-centralin e Vlorës. Investimi prej 95 mln eurosh, kryer një dekadë më parë rezultoi i dështuar për shkak të kostos së lartë të prodhimit të energjisë me naftë.

Por ende pa përfunduar studimi i fizibilitetit për të kthyer teknologjinë e TEC-it nga nafta në gaz, qeveria shqiptare thotë se do të japë operimin dhe mirëmbajtjen tek privati.

“Kemi synimin që të gjejmë një operator privat përmes partneritetit publik privat të marrë përsipër vënien në punë, riparimin, investimin e nevojshëm për konvertimin me gaz megjithëse turbinat punojnë edhe me naftë, edhe me gaz”, thotë ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Aktualisht qeveria shqiptare gjendet në Arbitrazh Ndërkombëtar me kompaninë ndërtuese italiane, lidhur me atë se kush duhet të kryejë riparimin e një defekti në impiantin e ftohjes së termo-centralit.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0