TEC-et në Ballkanin Perëndimor shkaktuan rreth 19,000 viktima në tre vitet e fundit - Business Magazine Albania

TEC-et në Ballkanin Perëndimor shkaktuan rreth 19,000 viktima në tre vitet e fundit

TEC-et në Ballkanin Perëndimor

Sipas një raporti të ri mijëra njerëz në Evropë kanë vdekur për shkak të termocentraleve të qymyrit të ndërtuara në Ballkanin Perëndimor që shkelin kufijtë e ndotjes. Për gjatë tre viteve të fundit, standardet e reja të ndotjes së ajrit duhet të kishin sjellë reduktime të emetimeve të dëmshme nga fabrikat e qymyrit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, por në fakt ka ndodhur e kundërta.

Duke u bazuar tek një raport të publikuar më 7 shtator nga CEE Bankwatch Network dhe Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, pretendohen se 19,000 njerëz kanë vdekur gjatë tre viteve të fundit, si rezultat i ndotjes së ajrit të shkaktuar nga TEC-et në Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky raport paralajmëron se ndotja e shkaktuar nga këto termocentrale prek jo vetëm njerëzit në vendet e tyre, por edhe ata në vendet fqinje të BE -së, veçanërisht në Itali, Rumani, Hungari dhe Greqi.

Nga këto vdekje, më shumë se 50% (10,800) ishin në vendet e BE -së dhe pothuajse 30% (6,500) në Ballkanin Perëndimor dhe pjesa tjetër në vendet fqinje.

Pritej që niveli i SO2, një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, të ulej për shkak të reduktimit të aktivitetit ekonomik si pasojë e COVID-19, por ndodhi krejtësisht e kundërta. Në vitin 2020, emetimet e dioksidit të squfurit nga termocentralet e qymyrit në të gjithë rajonin i kanë shkelur në mënyrë flagrante kufijtë ligjortë ndotjes. Gjatë vitit 2020 niveli i SO2 u rrit me 6.4% nga 6% që ishte në vitet 2018-2019.

Që nga viti 2018, vendet e BE -së dhe Ballkanit Perëndimor kanë qenë të detyruar të zvogëlojnë ndotjen e ajrit nga termocentralet – sipas rregullave të miratuara nga Komuniteti i Energjisë, një organizatë që bashkon vendet anëtare të BE -së dhe vendet e tjera fqinje në fushën e energjisë.Pavarësisht direktivave të BE -së, vendet e Ballkanit nuk po përpiqen të eliminojnë problemin e ndotjes së ajrit. Duke mos kaluar në sisteme të qëndrueshme të energjisë.

Problemi është serioz.Në përgjithësi, kostot shëndetësore të lidhura me impiantet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor që shkelin rregullat e ndotjes në vitin 2020 u vlerësuan nga 6 miliardë euro deri në  12.1 miliardë euro. Paralelisht, investimet në masat e efikasitetit të energjisë dhe energjinë e rinovueshme duhet të rriten urgjentisht, dhe duhen hartuar planet për një tranzicion të drejtë për punonjësit e qymyrit dhe komunitetet duhet të hartohen së bashku me të gjithë aktorët përkatës, veçanërisht komunitetet e prekura nëqoftëse me të vërtet pritet ndryshim.

Përgatiti: Armela Toska

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0