Team Albania, grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë në “FIRST Global Challenge” në SHBA - Business Magazine Albania

Team Albania, grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë në “FIRST Global Challenge” në SHBA


Team Albania është ekipi që do të përfaqësojë Shqipërinë në “FIRST Global Challenge” në datat 13-20 Korrik në Washington D.C, ku do të garojnë me skuadra të ndryshme nga e gjithë bota. Ekipi përbëhet nga 10 studentë nga shkolla të ndryshme në kryeqytet dhe qytete përreth si Elbasan, Shijak, Durrës. Mentorët janë ata që i kanë udhëhequr gjatë gjithë këtij procesi.

FIRST Global ka të bëjë me krijiimin e marrëdhënieve të reja midis studenteve dhe të rinjve në të gjithë botën. Siç tregojnë edhe vetë në një prononcim për Business Magazine, brenda ekipit ekziston një diversitet mes anëtarëve dhe ata mezi presin që të njihen me të tjerë bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme, të cilët sado të ndryshëm të jenë, mund të kenë aspirata të njëjta me ta.

Në thelb, kompeticioni ka të bëjë me ndërtimin e një roboti dhe konkurimi me robotët e tjerë të shteteve pjesëmarrëse. Megjithatë, FIRST Global është më shumë se kaq. Tema e kompeticionit këtë vit është “Uji” dhe ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi i masës në lidhje me këtë problem global. Për këtë, loja që do të luhet ndërmjet robotëve që quhet “H2O Flow“.

Qëllimi kryesor i Team Albania është ndërtimi i një roboti që do të kontrollohet nga ata dhe do të konkurrojë në mesin e shumë të tjerëve. Për ta bërë këtë, ata kanë ndarë rolet brenda ekipit si programues, 3D-Dizajnues dhe ndërtues. Aktiviteti javor, i cili u zhvillua në Këndin Amerikan në Tiranë, ka filluar që nga Shkurti dhe do të vazhdojë deri në Korrik, kur do të fluturojnë në Washington për garën. Ekipi përbëhet nga 11 anëtarë, 9 studentë dhe 2 mentorë. Studentët: Marko Berberi (Sami Frashëri), Donaldo Biba (Sami Frashëri), Juli Grori (Gjergj Canco), John Shkëmbi (Imelda Lambertini), Mateo Doka (Kushtrimi i Lirise Durrës), Holger Hametaj (Protagonistët), Kristi Leka (Shkolla Profesionale Kamëz), Dario Cenko (Arben Broci). Mentorët janë Besnik Zylka dhe Elvira Çokaj.

Mbi rregullat e lojës dhe për informacione të tjera mbi kompeticionin vizito faqen zyrtare http://first.global/fgc/global-first-challenge/.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0