Janë të shumta kompanitë në vende të ndryshme të botës që po hulumtojnë mbi vaksinat e mundshme për të parandaluar COVID-19.
Por sipas OBSH, edhe pse vaksinat e para mund të dalin pas pak muajsh, personat në moshë të re dhe me shëndet të plotë mund të presin edhe një vit për t’u vaksinuar, përcjell The Guardian.
Lexoni: Të gjitha rastet kur duhet mbajtur maska dhe kur lejohet të mos e përdorni
Lajmin e pohon drejtoresha e hulumtuesve të OBSH-së, Soumya Swaminathan, që tregoi se do të jetë i pamundur vaksinimi në masë i gjithë popullsisë botërore brenda vitit. “Prioritet do të kenë punonjësit e shëndetësisë dhe ata që ndodhen në vijë të parë, më pas do të jenë të moshuarit”, duke shtuar se “një person i ri dhe i shëndetshëm mund të presë vitin 2022”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.