Të rinjtë masin njohuritë e tyre financiare, në konkursin e javës së parasë - Business Magazine Albania

Të rinjtë masin njohuritë e tyre financiare, në konkursin e javës së parasë


Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave po rrisin përpjekjet për edukimin financiar duke sjellë një qasje tjetër të popullsisë ndaj këtij sistemi. Interesi për të forcuar edukimin financiar po rritet edhe për faktin se vendi ka shumë për të bërë në këtë drejtim.

Gjatë kësaj jave, BSH dhe Shoqata e Bankave testuan njohuritë financiare të nxënësve të shkollave në të gjithë vendin, duke zhvilluar një konkurs me rreth 200 nxënës.

Konkurrentët u ndanë në 149 skuadra me dy persona, duke përfaqësuar shkollat në të gjithë vendin.

Nxënësit duhet të zgjidhnin formula të vështira për problema me pagesën e normave të interesit të kredisë, apo zbatimin e mënyrës së taksimit.  Më shumë se gjysma e nxënësve iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve. Ndërsa për fitoren, ishte vendimtare koha e dhënies së përgjigjes.

Dy fituesit e konkursit do të përfaqësojnë Shqipërinë në Bruksel në eventin që pason në muajin maj.

Përmes një platforme, ku nxënësit zgjidhnin përgjigjen nga smartphone, konkursi u zhvillua në kohë reale. Shkolla “Emin Duraku” në Tiranë fitoi vendin e parë ndërsa në vend të dytë u renditën nxënësit e shkollës “Sotir Gura”, Korçë.

Ky event që ndodh tashmë në të gjitha shtetet e Europës u zhvillua tek ne për herë të dytë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0