Të qeshim apo jo në kohë karantine? - Business Magazine Albania

Të qeshim apo jo në kohë karantine?


Anisa Tahiri, Psikologe

Këto ditë karantine kemi nevojë për të qeshura. Por a është koha për të qeshur tani kur po përballemi me një pandemi? Padyshim. Ndoshta, tani më shumë se kurrë!

Humori është një temë relativisht e vështirë për t’u analizuar. Mendoni pak, nëse shakaja shpjegohet ajo nuk është më për të qeshur.

Humori në psikologji është përkufizuar si një eksperiencë konjitive, e cila përfshin një riformim të realitetit sociokulturor dhe përfundon me të qeshurën ose buzëqeshjen, e cila është edhe e dukshme për syrin. E qeshura është një nga indikatorët që po përjetohet humori.

Humori është lubrifikanti i eventeve sociale, akullthyesi që afron individët. Të pasurit të njëjtin sens humori i bashkon njerëzit, i afron me njëri-tjetrin dhe i bën që të bashkëpunojnë.

Lexo: Veçoritë e liderit të mirë në kohë krize

Kur qeshim? Çfarë na bën të qeshim?

  1. Çtensionim

Ne qeshim kur ndjejmë që stresi po reduktohet. Qeshim kur kemi hequr një barrë të rëndë nga shpatullat. Kur problemit, që ka kohë që na mundon, më në fund po i jepet zgjidhje. Kur jemi pranë arritjes së diçkaje që ka kohë që e duam, pra kur fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit.

Në fjalime publike, konferenca, seminare etj, folësi e përdor humorin si çtensionues situate, në fillim të fjalimit të tij. Këtë mund ta shohim jo vetëm tek aktorët profesionistë, prezantimet në biznes, por deri edhe te fjalimet më të rëndësishme politike që kanë mbetur në histori.

  1. Superioritet

Ne qeshim edhe kur ndihemi superiore. Njerëzit qeshin me të tjerët edhe sepse ata ndjejnë një lloj triumfi. Për shembull, është e zakonshme të qeshësh ndaj veprimeve që bëjnë apo dhe nga mënyra se si flasin fëmijët. Po ashtu, ndër shekuj elita ka qeshur me veprimet e sjelljet e njerëzve të thjeshtë të cilat konsideroheshin si të papranueshme në shoqërinë e lartë.  Edhe sot, shakatë na tregojnë neve që ekziston dikush që po bën gjëra edhe më pak të mençura se ne vetë.

  1. Papërputhshmëria

Ne qeshim edhe nga surprizat. Kur diçka nuk gjendet në vendin e vet, është e papritur, e këndshme dhe sigurisht nuk është problematike. Kjo surprizë është mjaftueshëm afër normales sa të mos jetë kërcënuese, por edhe mjaftueshëm larg normales sa të jetë pak e çuditshme dhe të mbahet mend. As shokuese as mondane. Në këto raste kur shakanë a humorin e dëgjon për herë të dytë, tashmë për ty ajo nuk është edhe aq argëtuese. Pse? Sepse ka humbur elementi i surprizës, ti e di se si do të vijojë ngjarja.

Lexo:  Rezilienca: Aftësia ripërtëritëse që na ngre pas çdo vështirësie

Sigurisht humori ndryshon nga situata në situatë, ndryshon edhe nga audienca në audience. Çfarë është për të qeshur në një moment nuk është për të qeshur në një moment tjetër.

Kështu, këto ditë karantine mos u ndjeni fajtor nëse nuk doni më të ndiqni numrin e rasteve të reja dhe të shëruarve nga Covid nëpër botë, por e gjeni veten duke parë filma komedi, pjesëza humoristike. Po bëni gjënë e duhur. Shikoni filma komedi, ndiqni seriale që ju bëjnë për të qeshur.

Lejojani vetes të merrni pak frymë të lirë dhe për pak çaste shkëputuni nga pandemia.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0