Të punosh më pak orë, do të thotë të jesh më produktiv

Të punosh më pak orë, do të thotë të jesh më produktiv


I lumtur, i përkushtuar dhe produktiv. Kështu e do stafin çdo kompani. Por shumë pak prej tyre, do të jepnin një ditë pushim për punonjësit në mënyrë që të arrinin në këtë nivel.

Një kompani në Zelandën e Re, Perpetual Guardian, ka zbuluar një startegji të re. Ajo u jep 200 punonjësve të saj një ditë ekstra pushim çdo javë, ndërkohë që paga dhe kushtet e punës mbeten të pandryshuara.

Rezultati flet vetë. Punonjësit ishin 20% më produktiv dhe më të lumtur. Ky eksperiment rezultoi “një sukses i pamatur”.

Kënaqësitë në punë dhe jetë u rritën në të gjitha nivelet, si në shtëpi ashtu dhe në punë, punonjësit filluan të punojnë më mirë dhe e pëlqenin punën e tyre më shumë se përpara eksperimentit.

Eksperimenti ka shumë implikime, duke rigjallëruar pyetjet rreth produktivitetit dhe kulturës së orëve të gjata të punës, si dhe mënyrën në të cilën punonjësit me kohë të pjesshme vlerësohen dhe shpërblehen.

Diçka është shumë e qartë, që orët e gjata jo detyrimisht barazohen me një produktivitet më të lartë.

Për shembull Koreja e Jugut, renditet në fund të vendeve të OECD-së për produktivitetin e punës, pavarësisht se ka një kulturë për të punuar me orar të zgjatur.

Po ashtu, brenda Europës, Greqia ka javët më të gjata të punës, por del në fund të matjeve të OECD-së për GDP-në për orët e punës.

Puna me kohë të pjesshme mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e diversitetit të fuqisë punëtore. Punëtorët me kohë të pjesshme shpesh paguhen më pak sesa kolegët e tyre me orar të plotë, edhe pse shumë nga ata arrijnë në katër ditë atë çfarë bëjnë të tjerët në pesë.

Natyra e punës është kritike për të vendosur nëse reduktimi i gjatësisë së ditës së punës është kosto-efektive.

Për punonjësit me turne, siç janë mjekët, infermierët ose rojet, nevojitet një prezencë e vazhdueshme, që do të thotë që punëdhënësi do të duhet të gjejë dikë tjetër për të mbuluar vendet e punës.

Por për punonjësit e zyrës aplikohet ligji i Parkinsonit, i cili thotë se “puna zgjerohet për të plotësuar kohën në dispozicion për përfundimin e saj.” Pra, punonjësit do të bëhen më efikas nëse ka më pak kohë për të përfunduar një detyrë.

Për të rritur produktivitetin duhet të përmirësohet ekuilibri midis punës dhe jetës.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0