Të përqafojmë teknologjinë për një jetë më të mirë. Mesazhi i Smartwork - Business Magazine Albania

Të përqafojmë teknologjinë për një jetë më të mirë. Mesazhi i Smartwork


Teknologjia po ecën me ritme eksponenciale, dukë përmirësuar cilësinë e jetës sonë e njëkohësisht edhe duke ulur kostot e saj. Andrea Ruscica, president i Altea Federation, mes të cilave edhe Smartwork, solli këtë mesazh në auditorin e mbajtur me të rinj të fushës së teknologjisë në Tiranë.

Smartwork mblodhi bashkë krijues e përdorues të risive në fushën e teknologjisë, për të përqafuar me një qasje pozitive të ardhmen “surprisë”, të cilën po na jep teknologjia që po rritet në mënyrë eksponenciale.

Mjafton të themi vetëm që kapacitetet e pajisjeve dyfishohen çdo 18 muaj, për të kuptuar ku po shkon rrjeti i teknologjisë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku, theksoi në panelin e diskutimit se, Tirana do të mirëpresë qindra të rinj brenda dy viteve të ardhshme në një shtëpi të madhe të teknologjisë, Piramida. Një kampus dedikuar tërësisht teknologjisë, pritet të rrisë aftësitë e të rinjve dhe të zbulojë talente në këtë drejtim.

Gjergj Robo, CEO Smartwork në Shqipëri tha se, “Teknologjia është mundësuesi i rritjes eksponenciale, i çdo organizate. Një teknologji që përmirëson menaxhimin e të gjitha proceseve dhe lehtëson bashkëpunimin në kohë reale mes njerëzve në mbarë botën. Njerëzit sot kanë një mundësi unike: të çlirojnë idetë dhe t’i japin hapësirë eksplorimit, duke përjetuar mundësitë e pafundme të inovacionit”.

Roden Pajaj, Talent Leader Deloitte Albania theksoi ndikimin e zhvillimit të teknologjisë në mënyrën e organizimit të punës në biznesm kontratave të punës dhe vetë menaxhimit të burimeve njerëzore. Sipas tij, soft skills po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në punësim.

Përfaqësuesi i startup-it shqiptar në fushën e shërbimeve mjekësore Alen Saqe tha se tashmë inteligjenca artificiale po përdoret edhe në kompaninë Dentem, për diagnostikime më të sakta dhe më të shpejta në fushën e stomatologjisë.

Lexo: Jack Ma: Nuk di asgjë për teknologjinë, por ja cili është çelësi i suksesit tim

Teknologjia është një instrument që po mundëson përparimin e njeriut ndërsa njërëzit duhet të bëjnë një zhvendosje dhe të zhvillojnë më shumë aftësitë e tyre të buta. Ky ishte mesazhi i folësve të takimit të Smartwork.

Vetë Andrea Ruscica, tha se, “I gjithë ky zhvillim, pjesërisht i parashikueshëm, ka nevojë për integritet njerëzor dhe rregulla, në mënyre që përdorimi të jetë konstruktiv dhe i përgjegjshëm”.

Në Shqipëri formimi dhe punësimi në këtë fushë vijojnë të kenë një hendek të madh, ndërsa nuk mungojnë përpjekjet.

Gerti Boshknjaku, bashkëthemelues i New Media Communications tha se, “kompania jonë po formon të rinj në fushën e programimit dhe njohurive dixhitale, të cilët kanë edhe mundësi për punësim”. Zhvillimi i kurrikulave në këtë drejtim është një kërkesë urgjente për universitetet dhe shkollat e teknologjisë, ndërsa vetë teknologjia ka hyrë tashmë edhe në formimin bazë.

Anisa Kaltanji, themeluese e School Me, tha se tashmë në formë dixhitale nxënësit mund të marrin njohuritë bazë nga klasa e parë në klasën e nëntë në Shqipëri dhe Kosovë. Aktualisht programi pilot po zbatohet në mbi 40 shkolla.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0