Nga Josh Miekley
Josh Miekley është bashkëthemelues i Leadership Forum. Ai u zhvendos në Shqipëri në vitin 2001 dhe jeton në Tiranë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Si filloi Leadership Forum
Gjithçka nisi në mes të një periudhe të vështirë që shumë prej nesh do ta mbajnë mend për gjithë jetën. Maskat, dorezat, lajmet e pandërprera për vdekje gjatë pandemisë së COVID-19. Pyetjet që përballonin liderët ishin të shumta:
⮕ Si mund t’i paguaj punonjësit?
⮕ Cilët duhet të largoj?
⮕ Si t’u jap siguri punonjësve?
Në mes të kësaj krize, një grup liderësh u ftuan në oborrin e Lincoln Center (ish-Vila e Enverit) për të diskutuar hapur sesi të udhëheqin në kohë krize. Calvin Tiessen, një nga bashkëthemeluesit, i tha Josh Miekley-t: “Josh, ka një uri mes liderëve për të pasur biseda të vërteta dhe të sinqerta.” Gjatë një mbledhjeje, Adrian Shehu, CEO i TCN, iu drejtua Calvin dhe Josh-it me një kërkesë të qartë: “Mund të mblidhni liderët në një forum?” Flutura Veipi u angazhua shpejt pas kësaj ideje dhe si Union Bank, ashtu edhe TCN, nisën të mbështesin financiarisht këtë nismë. Ndërsa forum-i rritej, liderë nga sektori i biznesit, administrata publike dhe arsimi iu bashkuan.
Lexo edhe:Event: “Të përparosh në epokën e Inteligjencës Artificiale”
Ndërtimi i marrëdhënieve dhe rritjes
Në Leadership Forum-in e 2-të, Psikologia Dr. Elona Prroj frymëzoi të pranishmit me historinë e saj, kur ajo bëri të paimagjinueshmen—fali njeriun që kishte vrarë bashkëshortin e saj. Dr. Prroj solli shpresë dhe sfidë për të gjithë në forum, duke ndarë atë që i kishte thënë vajzës së saj: “Dua të të ftoj të falësh njeriun që vrau babain tonë, ashtu siç Zoti të ka falur ty.” Ky moment frymëzues shpalosi në mënyrë të qartë vlerat kryesore të Leadership Forum—integritet, rritje dhe marrëdhënie.
Një moment vendimtar – Integrity Manifesto
Gjatë përgatitjeve për Leadership Forum-in e 3-të me temën “Integriteti”, Eni Xheko ndau një vizion: “Njerëzit që udhëheqin me integritet duhet ta dinë se nuk janë vetëm.” Komuniteti i forum-it firmosi një manifest ku përfshihej deklarata: “Ne përpiqemi të trajtojmë të tjerët ashtu siç duam të na trajtojnë neve.”
“Disa prej jush jetojnë me integritet çdo ditë,” nisi fjalimin e tij Josh atë ditë. Bjorn Linza dhe Lizzy Grezda ishin ndër të parët që e firmosën.
“Për të tjerët, teksa firmosni emrin tuaj, mund të kujtoni se duhet të riparoni ose korrigjoni diçka për të jetuar me këtë vlerë.” Josh e përfshiu edhe veten e tij në këtë, duke ndarë një histori kur i kishte gënjyer shefen e tij dhe më pas ishte kthyer për t’i treguar të vërtetën. Për shumë njerëz në sektorë të ndryshëm, kjo ishte një pikë kthese. Leadership Forum-in e 4-të dhe të 5-të u përqendruan te “Accountability” dhe “Building Thriving Human Cultures.” Gjatë viteve, Forum-i është transformuar në një rrjet të gjallë, të bazuar në vlera, që përfshin ekzekutivë, sipërmarrës dhe liderë organizatash nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Qëllimi i Forum-it është i thjeshtë, por ambicioz—të krijojë hapësira për biseda autentike që nxisin rritje, sinergji dhe veprim mes atyre që po formësojnë të ardhmen e biznesit dhe shoqërisë.
Përballja me një sfide urgjente – Prill 2025
Këtë vit, Forum-i përqendrohet te kërcënimi më kritik i gjeneratës sonë—Inteligjenca Artificiale. Por AI është gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme. Në vend që të ofrojnë thjesht zgjidhje teknologjike të shpejta, Forum-i fton pjesëmarrësit të mendojnë për pyetje më të thella.
Chris Nyhius dhe Ville Korpela do të jenë pjesë e forum-it, duke ardhur nga SHBA dhe Dubai. Ndërkohë, Diana Xhumari, Bujar Bakiu dhe Ermal Sadiku, të cilët krijojnë zgjidhje AI në Shqipëri dhe rajon, do të ndajnë përvojat e tyre.
Një forum me një të ardhme
Ajo që e bën Leadership Forum unik nuk janë vetëm folësit dhe çfarë ndodh në skenë, por edhe bisedat në tavolina, gjatë kafesë dhe veprimet që njerëzit ndërmarrin pas eventit.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.