Te Pema, startup-i fitues i Akseleratorit Uplift Western Balkans - Business Magazine Albania

Te Pema, startup-i fitues i Akseleratorit Uplift Western Balkans

Te Pema

Akseleratorët e startupeve kanë kontribute të shumta. Impakti i tyre ndihet kudo në shoqëri dhe ekonomi, e mbase një prej kontributeve më të mëdha është i perceptimit për figurën e themeluesit të startupeve.

Uplift Western Balkans, akseleratori i parë europian i startupeve në Ballkanin Perëndimor, mbylli programin e tretë të akselerimit më 17 Janar 2022.

Drejt dekadës së fundit, themeluesit e startupeve janë shndërruar në figura qendrore të kohëve që po jetojmë, e madje sot nuk është nevoja të jenë të përfshirë në teknologji. Artistë, atletë, influencerë, ata e quajnë veten ndërtues, e quajnë veten krijues.

Historia e Uplift mori një dimension tjetër këtë vit duke sjellë në vëmendje të komunitetit, jo vetëm startupet e Shqipërisë, por të Ballkanit Perëndimor.

“Jo më Uplift Albania, por me përfshirjen e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Uplift Western Balkans e pse jo në një të ardhme të afërt një akselerator i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor,” tha bashkëthemeluesi i Uplift z. Kushtrim Shala.

Uplift Western Balkans nuk është thjeshtë një nismë e SOVVA, ICTSmedia, VentureUP, ICANN dhe SlovakAid, është një nismë ku të gjithë ne, startupe, ekosistemi, shoqëritë e Ballkanit Perëndimor janë investuar e qindra mijëra inspiruar.

“Nuk është e gjitha thjeshtë një mundësi, është një përpjekje për të ndërtuar së bashku diçka që me të vërtetë vlen,” tha zj. Anuela Ristani, zëvendës kryetare e Bashkisë së Tiranës në skenën Demo-Day të Uplift Western Balkans.

Guximi dhe kurajoja më absolute, i bën edhe planet më të çmendura ato më me vlerë. Është pikërisht energjia dhe kreativiteti i këtyre themeluesve të startupeve, vlera e vërtetë e një startupi akseleratorësh.

Lexo: “Stage to Start Strong – Bridge to Scale Up”, një projekt i implementuar nga INNVEST i cili lidh të diplomuarit në TIK me kompanitë kyçe shqiptare

Një prej mbështetësve më në zë të Uplift Western Balkans z. Peter Kolesar tha se kur erdhi për herë të parë në Shqipëri katër vite më parë shikoi një komunitet të tërë aktiv rreth ICTSmedia, ICTSlab dhe organizatave të tjera në mbështetje të ekosistemit të startupeve.

10 startupe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut iu bashkuan programit të akselerimit të Uplift Western Balkans për 4 muaj. Dhjetëra takime, trajnime, workshope me ekspertë, profesionistë, investitorë dhe përfaqësues të komunitetit të startupeve nga Rajoni dhe Evropa shoqëruan themeluesit e startupeve të Uplift Western Balkans.

Demo Day shënon hapin final të startupeve të cilët përgatiten tashmë për rrugëtimin e ri që i pret në industritë dhe tregjet respektive. Drejtori Rajonal i SwissEP në Shqipëri z. Jakob Modeer tha se në momentin që këto startupe “diplomohen” nga Uplift, sektori privat është ai që tani duhet të ndërhyjë duke i motivuar por edhe investuar në to.

Ekosistemet e startupeve po rriten kudo nëpër botë dhe janë disa faktorë që e bëjnë një ekosistem të lulëzojë e akseleratorët e startupeve janë vetëm një prej tyre. Nga aksesi tek idetë e mëdha, tek talenti, kapitali e konsumatorët, secili prej aktorëve kryesorë ka një rol për të luajtur, e ajo e qeverisë është e një rëndësie të madhe.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Zj. Edona Bilali tha se 4 vitet e ardhshme qeveria ka ndërtuar një fond prej 10 milionë eurosh i cili do të shpërndahet në formën e granteve për startupet dhe akseleratorët duke filluar nga muaji Mars.

Përpara momentit të Demo-Day, startupet për rreth 60 minuta patën mundësinë të takohen me dhjetra investitorë të ardhur enkas nga e gjithë bota. GoConf, DrejtShkruaj, Spyvio, Imortelle, ARMMA, ArchiGames, VR Drive, TePema, Envicon dhe Pinca prezantuan në Demo-Day përballë jurisë e përbërë nga sipërmarrës, liderë, investitorë e ekspertë z. Elvin Guri, Zj. Cosmina Popa, Zj. Eli Zhabevska, Z. Martin Bjergegaard dhe Z. Matej Ftacnik.

Secili startup prezantoi për 3 minuta ndjekur nga 3 minuta të tjera pyetje nga juria e Uplift Western Balkans.

Finalja e edicionit të tretë u mbyll me akordimin e çmimeve për startupet më të mira. GoConf, platforma e parë online për konferenca TIK, një platformë ku mund të gjeni dhe menaxhoni konferencat që kërkoni të merrni pjesë, fitoi çmimin e Audiencës prej 2 mijë euro.

Startupi i dizajnit të gjelbër, e cila jep zgjidhje të qëndrueshme të hapësirës ku jetojmë, TePema u shpall fitues i çmimit prej 5 mijë euro.

Uplift Western Balkans është një përpjekje mese tre vjeçare me misionin për të zhvilluar dhe demokratizuar ekosistemin e sipërmarrjes dhe startupeve në Ballkanin Perëndimor.

Edicioni i tretë nisi zyrtarisht me hapjen e aplikimeve deri më 24 Shtator. Përgjatë dy javëve të para të muajit Tetor u bë përzgjedhja e startupeve më të mira përmes Selection Bootcamp dhe më 6 Nëntor nisi zyrtarisht programi i akselerimit.

Uplift Western Balkans gëzoi mbështetjen e partnerëve dhe sponsorëve si, SlovakAid si mbështetësi kryesor i kësaj ngjarjeje, Banka Credins, Albvision, One Telecommunications, EU for Innovation, Eurovia, SwissEP, Huawei, CIVITTA, Universiteti i Evropës Juglindore, Bashkia Tiranë, EY, ICTSlab dhe mbulimin mediatik të SCAN TV, Emerging Europe, Shqip.com, PCWorld Albanian, Business Magazine, GeekRoom, AlbaniaTech dhe CIO.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0