Kur Matthew Wayne ishte 8 vjeç, ai dhe familja e tij shkuan në një galeri në San Diego ku tregohej puna e bërë ekskluzivisht nga të rinjtë e pastrehë.
Në veçanti, atij i zuri syrin një punim. Emri i artistit të këtij punimi për fat ishte po Matthew. Dhe kjo i bëri përshtypje edhe më shumë. Në punim jepej një djalosh…
,taman si ai, por i cili nuk kishte të njëjtat avantazhe si ai. Ai nuk kishte një shtëpi. Afërsisht 15 vite më vonë, ky punim e frymëzoi atë të ndërrmerrte veprime. Së bashku me dy djem më të mëdhenj në Universitetin Shtetëror të San Digoes, Wayne bashkëthemeloi Art without a Roof (Art pa një strehë), një biznes social që punon me artistë të pafavorizuar për të krijuar veshje dhe objekte të qëndrueshme që tregojnë artin e tyre. Slogani i kompanisë e përmbledh atë më së miri: “Temat për ndryshim.”
Qëllimi është të përmirësojmë jetët e individëve të pafavorizuar ndërkohë që mbështeten artistët lokalë dhe programet e terapisë nëpërmjet artit. Për momentin, kauza kryesore është mungesa e strehimit.
“San Diego ka një strukturë të mrekullueshme të instaluar kur bëhet fjalë për të rinjtë e pastrehë sepse ka kaq shumë të tillë,” thotë Wayne për Mashable.
“Ka rreth 20,000 të rinj të pastrehë në San Diego tani për tani,” thotë ai.
Ja si funksionon procesi; “Art Without a Roof” bashkëpunon me një artist të pastrehë dhe një dizajner grafikash e merr punën e tij ose të saj dhe e vendos në një rrobë, të prodhuar në vend. Gjithkush mund ti blejë këto objekte në website dhe paratë e fituara kontribuojnë për një ndryshim që zgjat.
10 përqind e çdo blerjeje – nga këmisha tek kanatjeret, shkojnë për programe ekspresive arti për komunitetin lokal nëpërmjet organizatave partnere Monarch School, e cila i jep mundësi të rinjve të pastrehë të edukohen dhe A Reason to Survive.
Një shtesë prej 7 përqind shkon drejt bursave edukuese për artistin. Gjithashtu kompania paguan më parë çdo artist midis $150 dhe $350 për punën e bërë.
“Art Without a Roof” ka punuar me artisten e njohur Inocente e cila ishte e pastrehë në San Diego për 9 vite dhe ndoqi vetë Shkollën Monarch. Ajo gjithashtu ishte objekti i filmit të shkurtër Inocente, e cila fitoi Çmimin për Dokumentarin më të Mirë të Shkurtër në 2013.
“Ne pamë videon e Inocente në një orë mësimi të një biznesi social dhe menduam “Ka të tjerë të rinj të pafavorizuar të cilët janë artistë të mrekullueshëm si ajo dhe ato kanë histori të mrekullueshme. Ne duhet të kemi një platformë për ti ndarë historitë e tyre me botën,” tha Wayne.
Në fund të 2014, kompania drejtoi një fushatë të suksesshme duke mbledhur rreth 25.000 dollarë dhe arriti të ecte shpejt brenda një kohe të shkurtër.
“Art Without a Roof” drejton aktualisht një staf prej 6 vetash – përfshirë një drejtor kreativ, copywriter dhe një dizajner grafikash dhe ka tashmë rreth 700 klientë.
Ndërsa disa kompani veshjesh humbin pikë ose duke patur si qëllim impaktin social ndërsa dëmtojnë mjedisin ose mbrojnë mbjedisin në kurriz të drejtave të punëtorit, Art Without a Roof e kanë kuptuar rëndësinë e të dyja këtyre aspekteve. Paketimi që përdor ajo është i ricikluar dhe miqësor me mjedisin dhe këmishat prodhohen në Amerikë. “Mund të jetë shumë e shtrenjtë për ta prodhuar atë lokalisht dhe organikisht por kjo është e ardhmja. Nuk ka kuptim ndryshe. Ne po përpiqemi të jemi një kompani e kompletuar që bën mirë dhe ka një ndikim pozitiv,” thotë Wayne.
Wayne thotë se kompania do të punojë së shpejti me artistë veteranë nëpërmjet organizatës lokale të edukimit të artit Combat Arts dhe do të provojë edhe me produkte të tjera si çorape, mbajtëse telefoni iPHone dhe çanta.
Kompania nuk do ta kufizojë veten vetëm tek artistët e pafavorizuar por edhe me çdo artist që është i interesuar të bëjë një ndryshim. Duke filluar nga muaji korrik, kur do të lancohet edhe faqja plotësisht, çdo artist mund ta paraqesë punën e tij/e saj për tu marrë në konsideratë.
Por Wayne tashmë e shikon Art Without a Roof me një ndikim tek komuniteti duke frymëzuar pasion dhe shpresë tek këta artistë me qëllim që ata të përmbushin ëndërrat e tyre. Ai thotë “Ata po përdorin artin si një portë drejt hapave të tyre të tjerë në jetë.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.