Të pastrehët në Angli po ndërtojnë shtëpitë e tyre në kontenierët e transportit - Business Magazine Albania

Të pastrehët në Angli po ndërtojnë shtëpitë e tyre në kontenierët e transportit


Numri i njerëzve që flenë ku ti zërë nata, është rritur për gjashtë vite me rradhë në Angli.

Dhe deri para 6 muajve, Paul ishte njëri prej tyre.

Më pas ai u njoh me Jasper Thompson, themeluesin e ‘Ndihmoni të Pastrehët e Bristol’ (Help Bristol’s Homeless).

Që nga ai moment, së bashku me disa burra të tjerë të pastrehë, ata i kanë shndërruar kontenierët e transportit në shtëpi të reja për njerëzit e pastrehë.

Dhe ata kanë ëndrra të mëdha për ta zhvilluar më tej idenë.

https://www.youtube.com/watch?v=EPrJf_Jj7rU

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0